Arrestohet shoferi 87-vjeçar që drejtonte veturën në kahje të kundërt në Shkup
Policia e identifikoi nga një video e shpërndarë në rrjete sociale; ndaj tij do të bëhet kallëzim penal
Një shofer 87-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi drejtonte veturën në kahje të kundërt në bulevardin “Aradhet Partizane”, sipas Alsat.
Rasti u zbulua pasi në rrjetet sociale u shpërnda një video në të cilën shihej vetura duke lëvizur në drejtim të kundërt. Policia e identifikoi shoferin si I.G., 87 vjeç, nga Shkupi.
Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a, paragrafi 1 i Kodit Penal, për drejtim të automjetit në mënyrë të pakujdesshme. Me të është kryer bisedë zyrtare në Stacionin Policor Karposh, ndërsa kallëzimi penal do të bëhet në konsultim me prokurorin publik.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.