Bletarët përballen me prodhim të ulët të mjaltit
Klima dhe sëmundjet po e vështirësojnë punën, por bletarët shpresojnë në një sezon më të mirë
Bletarët po përballen me prodhim të ulët të mjaltit këtë vit, pasi ndryshimet klimatike dhe sëmundjet po e vështirësojnë gjithnjë e më shumë punën e tyre, sipas Alsat.
Luhatjet e motit kanë ndikuar drejtpërdrejt në bletë, ndërsa në kosheret janë më pak bletë të shëndetshme se zakonisht. Si pasojë, rendimenti i këtij viti është më i ulët, ndërsa bletarët thonë se po përballen me vështirësi të shumta.
Bletari Antonio Antov mbetet optimist për sezonin e ardhshëm. “Shpresojmë që viti i ardhshëm të jetë më i mirë se ky”, thotë ai, duke shtuar se pavarësisht vështirësive, bletarët do të vazhdojnë punën me shpresën se kushtet do të përmirësohen.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.