🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 99.10 ▼0.37%
ARI 4,042 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,330 ▼ -3.87% ETH $2,385 ▼ -4.16% XRP $1.3067 ▼ -4.94% SOL $103.5000 ▼ -3.88%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 99.10 ▼0.37 % ARI 4,042 ▼0.45 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 99.10 ▼0.37 % ARI 4,042 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
23 Tet 2026
Breaking
Nga Facebook

Artan Fuga : E gëzofshim o Tiranas festën e Elbasanit !

Festa e Verës, me ballokume, piknike, etj., vjen si traditë si një festë rajonale, e Elbasanit dhe rrotull tij.

Pavarësisht, se në mënyra të tjera festohet edhe në Izrael, a në Tepelenë,

Kthimi i saj sipas formës elbasanase në një festë qendrore para disa vitesh u bë për efekte elektorale dhe ka qenë pjellë e një mentaliteti centralist për të mos lejuar të lulëzojnë identitetet e diversifikuara rregjionale.

Shkrijnë partikularen te universalja, si me hedh një gotë verë në një legen me ujë dhe me e hollu.

Vazhdimi i kësaj politike për t’i kthyer festat në strategji imazhi politik elektoralist dhe cvendosja e saj në Tiranë është një përdhosje e vet traditës!

Duke i kthyer festat e komuniteteve të fecanta fetare, rajonale dhe kulturore në festa të të gjithëve, duke i zhvendosur në kohë dhe hapësirë tjetër, ne u humbasim dhe zhdukim atyre kuptimin dhe mbi të gjitha shkatërrojmë parimin e diversitetit kulturor.

Duam cdo gjë ta rrëmbejmë për vete, festat, territoret, gjuhët etnike apo minoritare, bashkitë apo komunat e komuniteteve etj.

Shoqëria shqiptare është e diversifikuara, por këtë larmi kulturore nuk e njeh shteti dhe nuk e respekton politika.

Hajde e festojmë Pezën në Mukje ! Mukjen e festojmë në Labinot! Labinotin e festojmë në Përmet. Pêrmetin e festojmë në Prishtinë!

Gëzuar Kurban Bajramin o të Krishterë, gëzuar Pashkët o Myslimanë, gëzuar 29 nëndorin o Ballista, gëzuar 1 Majin o pasanikë!

Nuk po na mbarojnë festat! Se mos kemi punë !

Mentaliteti çentralist përputhet me Egon ambicioze të pëpërmbajtur!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.