☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▲0%
ARI 4,162 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,877 ▲ +1.33% ETH $2,706 ▲ +0.68% XRP $1.5063 ▲ +1.04% SOL $121.2900 ▲ +1.17%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▲0 % ARI 4,162 ▲0 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▲0 % ARI 4,162 ▲0 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Arte

ASH: Studimet mbi ADN e hershme rikonfirmojnë autoktoninë e shqiptarëve

Një studim i ri i botuar në revistën ndërkombëtare “Nature Human Behaviour” ka sjellë dëshmitë më të qarta deri më sot mbi origjinën e shqiptarëve, duke konfirmuar vazhdimësinë e tyre gjenetike që nga Epoka e Bronzit deri në ditët e sotme. Ky punim u realizua nga një ekip ndërkombëtar studiuesish, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe përfshiu analizën e mbi 6,000 gjenomeve të lashta nga Ballkani dhe Eurazia Perëndimore, si dhe 74 gjenome të reja nga shqiptarët modernë.

ASH shprehet se në këtë studim janë përdorur të dhëna të përftuara nga analizat e gjenetikës molekulare të mbështetura në ADN-në e lashtë (aADN), si dhe teknika të sofistikuara statistikore, përfshirë metodën ancient identity-by-descent (ancIBD), e cila lejon gjurmimin e lidhjeve të thella gjenealogjike midis popullatave moderne dhe individëve të lashtë. “Rezultatet tregojnë se, ndryshe nga pjesa më e madhe e Europës Juglindore e cila u riformësua nga migrime masive, paraardhësit e shqiptarëve mbetën krahasimisht të paprekur, duke ruajtur lidhje të forta me popullsitë autoktone të Ballkanit.

Një zbulim i veçantë lidhet me një individ të shekujve IX-X nga Shtika në jug të Shqipërisë, i cili rezulton gjenetikisht më i afërt me shqiptarët e sotëm sesa me çdo popullsi tjetër të njohur. Ky fakt përbën dëshminë e parë të drejtpërdrejtë gjenetike për një bashkësi të hershme shqipfolëse, shumë kohë përpara se gjuha shqipe të dokumentohej me shkrim.

Studimi konfirmon se shqiptarët rrjedhin kryesisht nga popullsi autoktone ballkanike, duke ruajtur identitetin e tyre përmes shekujve, ndërkohë që dallimet e holla gjenetike midis gegëve dhe toskëve pasqyrojnë zhvillime historike rajonale”, thuhet nga ASH. Akademia e Shkencave e Shqipërisë shprehet se po vazhdon punën për studime më të thelluara mbi gjenetikën e popullatës shqiptare, duke synuar të sjellë prova edhe më të plota mbi autoktoninë e padiskutueshme të shqiptarëve dhe rolin e tyre unik në historinë e Europës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.