☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,662 ▲ +1.51% ETH $2,257 ▲ +1.13% XRP $1.2565 ▲ +1.24% SOL $96.0700 ▲ +1.82%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Askush nuk guxon t’ju rrahë”, Kuçi krahason deklaratat e Vuçiqit në Preshevë me ato të Millosheviqit në Fushë Kosovë

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Gurakuç Kuçi, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një vizite në Luginën e Preshevës, ku një qytetari i premtoi se brenda 48 orësh ai ose djali i tij do të kontaktohej për mundësinë e punësimit në Agjencinë e Informacionit dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).

Kuçi e ka cilësuar këtë rast si më shumë sesa një premtim për punësim, duke e lidhur atë me mënyrën se si, sipas tij, pushteti në Beograd po ndërton kontroll politik dhe institucional në Luginën e Preshevës.

Sipas ekspertit të sigurisë, në regjimet autokratike shërbimet e inteligjencës mund të përdoren si instrument kontrolli mbi qytetarët, ndërsa edhe rekrutimi në këto struktura mund të ndikohet nga interesa politike.

Kuçi vlerëson se deklarata e Vuçiqit është veçanërisht domethënëse për shkak të faktit se bëhet fjalë për BIA-n, një prej institucioneve kryesore të sigurisë në Serbi.

Ai thotë se në Luginën e Preshevës po krijohet një klimë e vazhdueshme tensioni ndëretnik, ku serbët paraqiten si komunitet i kërcënuar, ndërsa Beogradi si mbrojtës i tyre.

“Në këtë kontekst, atij i nevojiten sa më shumë njerëz brenda institucioneve të sigurisë që janë të lidhur drejtpërdrejt me regjimin dhe të gatshëm të zbatojnë objektivat e tij politike”, ka shkruar Kuçi në X, transmeton KosovaPress.

Sipas tij, mënyra e komunikimit të Vuçiqit në këtë rast ngjason me modelin politik të përdorur nga ish-presidenti serb Slobodan Millosheviq në Fushë Kosovë më 24 prill 1987, kur ai iu drejtua serbëve me mesazhin se “askush nuk guxon t’ju rrahë”.

Kuçi e lidh këtë qasje edhe me deklaratën e Vuçiqit se atë që shqiptarët në nivel lokal nuk e bëjnë për serbët, “ne do ta bëjmë për ju nga Beogradi”.

Sipas tij, kjo mënyrë e komunikimit e paraqet Beogradin si mbrojtës të serbëve ndaj shqiptarëve dhe njëkohësisht e etnizon qeverisjen lokale.

Në anën tjetër, Kuçi thekson se shqiptarët në Luginën e Preshevës vazhdojnë të përballen me probleme si pasivizimi i adresave, nënpërfaqësimi institucional dhe mungesa e punësimit në institucionet shtetërore dhe të sigurisë.

Ai përmend veçanërisht situatën në Bujanoc, ku, sipas tij, raportohet se për rreth dhjetë vjet nuk është punësuar asnjë shqiptar i ri në polici.

“Ndërsa serbëve u premtohet punësim, mbështetje dhe ndërhyrje e drejtpërdrejtë nga Beogradi, shqiptarët vazhdojnë të përballen me eliminim gradual administrativ dhe institucional”, ka deklaruar Kuçi.

Eksperti i sigurisë vlerëson se kjo krijon një model që mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta për marrëdhëniet ndëretnike në Luginën e Preshevës.

Sipas tij, fillimisht serbët paraqiten si viktima, më pas forcohen urrejtja dhe mosbesimi ndaj shqiptarëve dhe, në fund, shteti qendror mobilizohet si mbrojtës i tyre.

Kuçi paralajmëron se një politikë e tillë mund të rrisë presionin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe të krijojë kushte që, sipas tij, eliminimi administrativ të evoluojë në forma më të hapura presioni dhe përjashtimi.

Reagimi i Kuçit vjen pas publikimit të një videoje nga avokati serb Çedomir Stojkoviq, i cili gjithashtu ka ngritur dyshime për përdorimin e BIA-s për qëllime politike, ndërhyrjen në procese zgjedhore dhe presionin ndaj votuesve.

Stojkoviq ka thënë se deklarata e Vuçiqit tregon për ndikimin e drejtpërdrejtë të presidentit serb mbi shërbimin e inteligjencës, ndërsa ka kërkuar edhe mbikëqyrje më të madhe ndërkombëtare të proceseve zgjedhore në Serbi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.