☁️
Tiranë 18°C · Vranët 19 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 95.47 ▼1.81%
ARI 4,416 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $81,143 ▲ +4.99% ETH $2,623 ▲ +5.94% XRP $1.4214 ▲ +7.5% SOL $113.2600 ▲ +8.17%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 95.47 ▼1.81 % ARI 4,416 ▲0.37 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 95.47 ▼1.81 % ARI 4,416 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
19 Sht 2026
Breaking
Kronika

Atasheu ushtarak i Britanisë së Madhe, vizitë në Komandën Mbështetëse

Atasheu ushtarak i Britanisë së Madhe i akredituar në Tiranë, nënkolonel Christopher Maycock, zhvilloi sot një vizitë kortezie në Komandën Mbështetëse, ku u prit nga komandanti i kësaj komande gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Qëllimi i vizitës ishte njohja më nga afër me misionin, rolin e Komandës Mbështetëse në Forcat e Armatosura si dhe rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve në fushën e Mbrojtjes.

Gjeneral brigade Sallaku duke i shprehur mirëseardhjen nënkolonel Maycock në këtë komandë, i uroi atij njëkohësisht suksese në detyrën e tij të re dhe të rëndësishme.

Gjatë takimit, ushtarakët e dy vendeve evidentuan fushat më të rëndësishme të bashkëpunimit ushtarak midis Komandës Mbështetëse dhe Forcat e Armatosura të Britanisë së Madhe, që nga arsimimi e trajnimi i ushtarakëve shqiptarë në fushën e Logjistikës, mbështetjen konkrete me materiale teknikë dhe deri tek stërvitjet e përbashkëta midis dy vendeve të zhvilluara ndër vite.

Komandanti i Komandës Mbështetëse duke vlerësuar vizitën e nënkolonel Maycock, shprehu në të njëjtën kohë edhe besimin e tij se bashkëpunimi dypalësh do të bëhet edhe më i ngushtë edhe më i frytshëm, sidomos në fushën e trajnimit dhe edukimit të ushtarakëve të Komandës Mbështetëse në fushën e Logjistikës.

Nga ana e tij, nënkolonel Maycock shprehu bindjen se fusha të reja bashkëpunimi do të hapen mes dy vendeve në të ardhmen dhe se marrëdhëniet do të thellohen më tej, bashkëpunimi ushtarak ndërmjet dy vendeve tona do të vazhdojë të jetë në nivele të larta si dhe do të njohë rritje në të gjitha fushat me interes reciprok.

Në përfundim të takimit të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.