☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 20 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▲0%
ARI 4,425 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $80,924 ▼ -0.3% ETH $2,624 ▼ -0.46% XRP $1.4021 ▼ -1.86% SOL $109.8500 ▼ -1.13%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▲0 % ARI 4,425 ▲0 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▲0 % ARI 4,425 ▲0 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
20 Sht 2026
Breaking
Kronika

“Atentat mafioz në Sarandë,” Dogjani: Nisi me një minë që iu vendos babait të…

Ish-drejtuesi i lartë i policisë së shtetit, Asllan Dogjani në një lidhje live në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me vrasjen e regjistruar këtë të diele në Sarandë. Dogjani gjatë fjalës së tij dha detaje lidhur me vrasjen teksa vuri në dukje se krimi i sotëm dyshohet se lidhet me një seri ngjarjesh të mëparshme kriminale që kanë nisur me një plagosje gjatë vitit 2025.

Sipas tij, ky konflikt dyshohet se është pasuar nga vrasja e babait të njërit prej personave të përfshirë, vendosja e një lënde eksplozive në banesën e të dyshuarit, për të kulmuar me ekzekutimin e ndodhur ditën e sotme në mes të Sarandës.

“Siç thatë dhe ju është vërtetë një ngjarje shumë e rëndë e cila ka përcjellë një panik të jashtëzakonshëm në opinionin publik, por jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në opinionin publik ndërkombëtar, sepse dihet që Saranda, por edhe Durrësi, Tirana ka patur turistë, vizitorë. Këto ngjarje i bëjnë një dëm të jashtëzakonshëm Shqipërisë, por edhe qytetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarëve që vijnë këtu dhe duke u përballur me ngjarje të tilla u rrezikohet dhe jeta.

Fakti që një kalimtar 73-vjeçar plagoset sot do të thotë shumë, se sa të sigurt janë qytetarët shqiptarë në Shqipëri. Kjo ngjarje sigurisht që ka dyshimet ashtu siç i kemi dëgjuar nëpërmjet medias për shkak të një plagosje në vitin 2025 dhe më pas është shoqëruar me një vrasje të babait të njërit nga personat që dyshoi që kishte mbështetur autorin e plagosjen dy personave e më pas është vendosur edhe një minë apo një lëndë eksplozive tek shtëpia e të dyshuarit.

Dhe sot vritet në mes të Sarandës në mënyrë mafioze duke të kujtuar tamam, po them vitet 70 në Itali apo sot me ndonjë vend tjetër jo të botës demokratike Ku vriten për shkak të trafiqeve të drogës. Grupet kriminale në Shqipëri janë fuqizuar shumë.

Sot grupet kriminale në Shqipëri lëvizin trafikun e kokainës nga vendet latine, nga Amerika Latine, drejt Europës, drejt SHBA-së dhe në Shqipëri po ka një numër të madh përdoruesish të drogës dhe të gjitha këto bëjnë që këta grupe kriminale për shkak të kontrollit të territorit, për shkak të parave të mëdhaja, për shkak të parave të pista për shkak të këtij trafiku ndërkombëtar arrijnë të kenë dhe konflikte dhe tashmë këto grupe fusin edhe persona të cilët paguan për të kryer vrasje”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.