☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.41 ▲1.51%
ARI 4,060 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,036 ▲ +1.22% ETH $2,361 ▲ +1.75% XRP $1.3410 ▲ +2.97% SOL $101.8200 ▲ +1.24%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.41 ▲1.51 % ARI 4,060 ▼0.37 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.41 ▲1.51 % ARI 4,060 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Athina rifillon negociatat me kreditorët, klimë negative në Berlin

Katër muaj pasi është mbyllur vlerësimi i parë për programin antikrizë, Greqia ka filluar negociatat me kreditorët për fazën e dytë, në mënyrë që të zhbllokohet kësti i radhës prej 2.8 mld euro.
Në qendër të negociatave midis 15 kushteve kryesore që duhet të plotësojë Athina janë Fondi i privatizimeve dhe të ardhurat që ai duhet të sigurojë, si dhe lufta kundër korrupsionit.
Në këtë kuadër qeveria Tsipras ka deklaruar se prej 1 tetorit do të fillojë të zbatojë deklarimin e detyrueshëm elektronik të ndryshimeve në pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme për politikanët, gjithë nënpunësit e shtetit, të zgjedhurit e pushtetit vendor, pronarët e mediave dhe gazetarët.
Ndërsa në vitin 2017 të gjithë qytetarët që jetojnë në mënyrë të ligjshme në Greqi, përfshirë shtetasit shqiptarë, do të duhet të deklarojnë çdo gjë që kanë në emër të tyre si prona apo para, si dhe burimin e të ardhurave.
Negociatat e Greqisë me kreditorët zhvillohen në një klimë jo edhe aq pozitive për kryeministrin Tsipras në shtypin gjerman, pas fjalimit të tij fundjavën e shkuar në Selanik  dhe sidomos samitit që ai organizoi në Athinë  me vendet europiane të Mesdheut.
“Shpëtimtari i popullit në 2014, lideri që luajti në tryezë në 2015 fatet e Greqisë derisa nënshkroi më pas paketën e ndihmës dhe sot politikani realist, janë tre fazat e shndërrimit të Tsipras”, komenton “Süddeutsche Zeitung”.
Kurse Berlini zyrtar hodhi poshtë nëpërmjet zëdhënësit Steffen Seibert pretendimet e përsëritura nga Tsipras në Selanik, për kompensimin e dëmeve të luftës nga Gjermania, duke e cilësuar çështjen ligjërisht të perfunduar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.