⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,717 ▲0.52%
DOW 52,313 ▼0.09%
NASDAQ 26,463 ▲1.12%
NAFTA 99.97 ▼1.76%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,626 ▲ +0.26% ETH $2,350 ▲ +0.86% XRP $1.3219 ▲ +1.79% SOL $101.0800 ▼ -0.54%
S&P 500 7,717 ▲0.52 % DOW 52,313 ▼0.09 % NASDAQ 26,463 ▲1.12 % NAFTA 99.97 ▼1.76 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,717 ▲0.52 % DOW 52,313 ▼0.09 % NASDAQ 26,463 ▲1.12 % NAFTA 99.97 ▼1.76 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Sporti

Atletico fiton betejën e parë ndaj Bayernit, Guardiola fajeson lojtaret

Atletico Madridi ka fituar betejën e parë ndaj Bayern Munichut, duke e mposhtur 1:0 në ‘Vicente Calderon’.

Djelmoshat e Diego Simeones kanë marrë një rezultat tejet të mirë në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Bayern Munichut, duke e mposhtur skuadrën e Pep Guardiolës me rezultat minimal 1:0, në një ndeshje ku skuadrat dhuruan spektakël për gjithë të pranishmit në stadium.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi 21 vjeçari, Saul Niguez, në minutën e 11’të. Deri në fund të takimit, Bayerni u mundua me të gjitha forcat që të shënojë të paktën një gol si mysafirë që do të vlente shumë për ndeshjen e kthimit në ‘Alianz Arena’, por ishin të pa fuqishëm kundër një mbrojtje tejet mirë të koordinuar të skuadrës madrilene.

Ky rezultat i shkon për shtati skuadrës së Simoenes, megjithatë Bayerni ka qenë gjithmonë skuadër e rrezikshme në ‘Alianz Arena’, ku ka ditur të shënojë shumë gola.

Portieri i Atleticos, Jan Oblak, e ka pranuar se do ta kenë të vështirë në ‘Alianz Arena’ në ndeshjen e kthimit, por ka thënë se nuk i frikësohen Bayernit.

“Luajtëm për të fituar, të shënosh dhe të mos pësosh. Në fund përfundoi mirë, 1:0, por e dimë se do të jetë vështirë në takimin e kthimit. Duhet të jemi 100 për qind të gatshëm. Bayerni ka ekip të mrekullueshëm, por lojtarët tanë treguan se mund t’i ndalim dhe shpresojmë ta bëjmë sërish. I respektojmë, por nuk i frikësohemi”, ka deklaruar pas ndeshjes Oblak.

Kurse Pep Guardiola, trajneri i Bayernit, thotë se ekipi i tij duhet të luajë shumë mirë në takimin e kthimit ndaj Atleticos për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve. Ai ka kritikuar skuadrën e tij për lojë jo të mirë në Spanjë, që shpreson se nuk do të përsëritet në Gjermani.

“Duhet të luajmë ndryshe në ndeshjen e dytë. Nuk jam i lumtur se si luajtëm. Nëse i lëmë të vrapojnë dhe të fitojnë ndërhyrjet do të jetë e vështirë. Nuk është rezultat i mirë. Ishte ndeshje e mirë në përgjithësi, por startuam dobët. Nuk e fituam asnjë betejë. Nuk është e lehtë”, ka thënë Guardiola pas takimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.