⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,717 ▲0.52%
DOW 52,313 ▼0.09%
NASDAQ 26,463 ▲1.12%
NAFTA 99.97 ▼1.76%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,626 ▲ +0.26% ETH $2,350 ▲ +0.86% XRP $1.3219 ▲ +1.79% SOL $101.0800 ▼ -0.54%
S&P 500 7,717 ▲0.52 % DOW 52,313 ▼0.09 % NASDAQ 26,463 ▲1.12 % NAFTA 99.97 ▼1.76 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,717 ▲0.52 % DOW 52,313 ▼0.09 % NASDAQ 26,463 ▲1.12 % NAFTA 99.97 ▼1.76 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Sporti

Atletico Madrid, finalisti i parë i Champions League

Atletico Madrid është skuadra e parë finaliste e Ligës së Kampioneve. Skuadra e drejtuar nga Diego Pablo Simeone eliminoi Bajernin e Mynihut  me gol në fushën kundërshtare. Në “Allianz Arena” bavarezët fituan 2-1, por humbja 1-0 në “Vicente Calderon” çon në Milano bardhekuqtë.

Ishte Xabi Alonso ai që kaloi në avantazh bavarezët në pjesën e parë, ndërsa disa minuta pas golit, Thomas Muller humbi një 11-metërsh. Kjo i dha krahë miqve, të cilët në fillimin e pjesës së dytë barazuan me anë të Griezmann.

Antonie Griezman është i lumtur për kalimin në finale të Ligës së Kampionëve. Sulmuesi i Atletico Madridit, Antonie Griezmann, e ka pranuar se Bayern Munich ka skuadër shumë të mirë, por tha se ata kanë një qëllim dhe ai është titulli. Ishte pikërisht Griezmann ai që shënoi golin për Atleticon, gol që siguroi finalen e Milanit. “Bayern është skuadër e madhe. Ne u mbrojtëm shumë mirë dhe fitoi skuadra më e mirë. Ne kemi një qëllim shumë të rëndësishëm, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Kemi kohë deri në finale”, tha Griezmann pas ndeshjes.

Sulmet e njëpasnjëshme të Bajernit bënë që lojtarët e Guardiolës të shënonin sërish me Levandovskin, por kjo fitore nuk i mjafton për të kaluar në finale. Ndeshja e kthimit e gjysmëfinalistes tjetër, Real Madrid-Manchester City do të luhet mbrëmjen e së mërkurës, ndeshja e parë mes dy ekipeve u mbyll në barazim pa gola.
Finalja e Champions këtë edicion do të zhvillohet më 28 Maj në “San Siro”.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.