Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 21 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 100.09 ▲1.86%
ARI 4,514 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,308 ▼ -0.32% ETH $2,115 ▼ -0.82% XRP $1.3691 ▼ -0.3% SOL $85.9300 ▲ +1.01%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 100.09 ▲1.86 % ARI 4,514 ▼0.46 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 100.09 ▲1.86 % ARI 4,514 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Kronika

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Kam ecur me 800 mijë dollarë në makinë në kohën e bandave

Babai i Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit, i zhdukur prej 3 vitesh tashmë, ka dëshmuar sot në 21 maj në Gjykatën e Posaçme.

Mustafa Martinaj ka dhënë shpjegimet e tij për pasurinë, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci. Ai tha se aktivitetin e ka pasur gjithmonë të deklaruar. Kujtoi një çast të veçantë në jetën e tij, duke u shprehur se ka lëvizur me 800 mijë euro në makinë në orët e natës, në kohën e bandave.

Më tej, tha se familja e tij është me tradita malësore, Sipas babait të Ervis Martinajt, ai ka vënë në rrezik kokën e tij, duke u marrë me bizneset e familjes.

Deklarata e babait të Ervis Martinajt në GJKKO:

Visi fillimisht ishte student në Parma të Italisë, rreth vitit 2000-2001. Shkoi me bursë studimesh, studioi ekonomi dy vjet në Itali. Vajzat ishin në shkollë në Shqipëri. Kur vajzat filluan studimet, Visi u transferua që të rrinte me të motrat dhe erdhi në Tiranë. Pastaj më vonë u martuan.

Banesa u mor mos gaboj nga fundi i vitit 2005. Visi ka qenë mbi mesataren me studimet. Dëshironte të shkonte në shkollë në Itali. I la përgjysmë studimet në shtetin italian dhe erdhi në Tiranë tek të motrat. Derisa shkoi në shkollë ishte shumë punëtor dhe i pëlqente pavarësia. Në Itali nuk pati bërë asnjë punë. Mua më ka kërkuar ndihmë për të blerë shtëpi të përbashkët. Kam blerë dy makina, dy vajzave dhe një Visit.

Për vajzat kam marrë kredi 12 500 euro, se ka qenë makinë e vogël, markë japoneze. Asnjë lloj shqetësimi nga djali s’kam pasur. Jemi familje tradicionale malësore. Vazhdoi shkollën për ekonomi edhe pasi erdhi në Shqipëri, por se provimet nuk i dha, s’e ka marrë diplomën.

Pati hapur vetë i dyti, me një djalë nga Tirana që nuk e mbaj mend emrin e riparonin lodrat, që luanin këta me kuaj. Mua që më sheh këtu, invalid siç isha, kam qarkulluar i vetëm nga Tirana me mbi 800 mijë dollarë cash, karta e telefona në 12 të natës, në periudhën më të vështirë, në ‘99, kur bandat ishin rrugës. Kam pasur një makinë 2400, i kisha paratë në bagazh e i çoja në Rubik e Rrëshen, ishin paratë e aktivitetit tim. UFT ishte institucion privat, Unioni Financiar i Tiranës, aty merrja shumat. As edhe një gërvishtje s’më ka ndodhur, kam luajtur me kokën time.

SPAK kërkon konfiskimin e 34 pasurive të paluajtshme të Ervis Martinajt dhe personave të lidhur me të, pasi dyshohet se janë vendosur nga aktiviteti kriminal. Pasuria që kërkohet të sekuestrohet kap vlerën e 10 mililionë eurove.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.