☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,756 ▲ +0.25% ETH $2,688 ▲ +0.96% XRP $1.4875 ▲ +0.92% SOL $119.7300 ▲ +1.38%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
04 Tet 2026
Breaking
roze

Bad Bunny vendos rekord në Emmy, spektakli i Super Bowl merr 9 nominime

Bad Bunny arrin një tjetër sukses të madh me paraqitjen e tij në Super Bowl LX. Performanca e artistit portorikan ka siguruar 9 kandidime për çmimet Emmy, duke u bërë halftime show me numrin më të lartë të vlerësimeve në historinë e këtij eventi.

Një prej tyre është në kategorinë “Outstanding Variety Special (Live)”, ku ai do të përballet me transmetimet e disa prej ceremonive më prestigjioze, përfshirë Golden Globe Awards, Grammy Awards, Oscars dhe Tony Awards.

Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martínez Ocasio, është vlerësuar si interpretuesi kryesor dhe si producent i këtij projekti. Ai ndan këtë arritje me producentët ekzekutivë Shawn Carter (Jay-Z), Desiree Perez, Jesse Collins dhe Noah Assad, si dhe me Dave Meyers, Jody Kolozsvari, Jana Fleishman, Darren Pfeffer, Chelsea Gonnering dhe John Kilgore.

Kjo shënon herën e shtatë radhazi që një spektakël i Super Bowl përfshihet në garën për këtë çmim. Deri më tani, vetëm shfaqja e vitit 2022, me Dr. Dre, Snoop Dogg, Mary J. Blige, Eminem, Kendrick Lamar dhe 50 Cent, ka arritur të triumfojë në këtë kategori.

Ky sukses vjen pas një periudhe të jashtëzakonshme për Bad Bunny. Më herët gjatë vitit, ai fitoi tre çmime Grammy, përfshirë Albumin e Vitit dhe Best Música Urbana Album për Debí Tirar Más Fotos, si edhe çmimin Best Global Music Performance për këngën “EOO”.

Me fitoren në kategorinë Albumi i Vitit, Debí Tirar Más Fotos u bë albumi i parë në një gjuhë tjetër përveç anglishtes që fitoi çmimin më të rëndësishëm të Recording Academy.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.