☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $59,343 ▼ -1.49% ETH $1,645 ▼ -1.65% XRP $0.9385 ▼ -1.8% SOL $70.5500 ▼ -2.33%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Përfaqësuesit politikë shqiptarë urojnë 28 Nëntorin

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, bashkëkryetarët e VLEN-it Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kreu i BDI-së Ali Ahmeti, Ziadin Sela dhe Arben Taravari përcollën mesazhe krenarie, uniteti dhe përgjegjësie për Ditën e Flamurit.

Përfaqësuesit politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut përcollën mesazhe krenarie kombëtare, uniteti dhe përgjegjësie për të ardhmen me rastin e 28 Nëntorit. Siç njofton Alsat, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në urimin e tij bëri thirrje për më shumë barazi, respekt dhe përgjegjësi të përbashkët. “Jam i bindur se dashuria për kombin, ruajtja e identitetit dhe përkushtimi ndaj shtetit e shoqërisë ku jetojmë nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi, ato plotësohen dhe marrin kuptim përmes respektit, barazisë dhe përgjegjësisë së përbashkët”, tha Gashi.

Nga Sheshi Skënderbe në Shkup, bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, e ndërlidhi simbolikën e sheshit me ndryshimet që kanë përjetuar shqiptarët gjatë këtyre viteve. “Njëzet vjet më vonë, këtu ku dikur zhvilloheshin beteja për vendosjen e një shtatoreje, sot kemi një shesh të tërë që mban emrin e heroit tonë kombëtar. Sa shumë ka ndryshuar realiteti i shqiptarëve përgjatë këtyre viteve”, u shpreh Mexhiti. Bashkëkryetari tjetër i VLEN-it, Bilall Kasami, e shënoi Ditën e Flamurit nga sheshi i Tetovës: “Flamuri jonë është i gjallë, flamuri jonë valvitet, në zemrat e të rinjve që sot në këto kohë me shi valëvitin flamurin kuq e zi. Urime Tetovë, urime shqiptarë Ditën e Flamurit”.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, uroi Ditën e Flamurit si simbol i historisë, sakrificës dhe bashkimit kombëtar shqiptar. “Me zemër plot krenari dhe emocion, ju urojmë këtë ditë të madhe kombëtare, ditën e shqiponjës dykrenare, të flamurit kuq e zi, të historisë, sakrificës dhe bashkimit tonë kombëtar”, deklaroi Ahmeti. Ndërsa kreu i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, bëri thirrje për unitet: “Le të jetë ky 28 Nëntor një thirrje për unitet, vetëdije dhe veprim të vendosur, duke ndarë amanetin e të parëve tanë jo vetëm me fjalë, por me punë konkrete në shërbim të kombit dhe të dinjitetit tonë”.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në mesazhin e tij rikujtoi dy ngjarjet historike të 28 Nëntorit: në vitin 1443 Skënderbeu ngriti flamurin shqiptar, ndërsa në vitin 1912 Ismail Qemali e ngriti sërish të njëjtin flamur. “28 nëntor 2026, çdo shqiptar përulet me dashuri e përkushtim para Flamurit të Shqiponjave”, shkroi Taravari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.