☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.45 ▲0.28%
ARI 4,199 ▼2.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,256 ▼ -3.26% ETH $1,625 ▼ -3.71% XRP $1.1132 ▼ -4.67% SOL $64.1200 ▼ -4.41%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.45 ▲0.28 % ARI 4,199 ▼2.03 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.45 ▲0.28 % ARI 4,199 ▼2.03 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Basha fyen durrsakët: Mos qeshni o dele!

Në takimin e tij të mbajtur në qytetin e Durrësit, ku një ditë më parë ka qenë kryeministri Edi Rama, Lulzim Basha është treguar i ashpër dhe ka sulmuar një pjesë të qytetarëve. Ai i ka cilësuar madje ata si dele që qeshin me shakatë e Ramës.

“Kllouni që erdhi dje këtu para jush, nuk ishte klloun por ai është hajduti më i madh në historinë e Shqipërisë që fshihet pas shakave bajate ndërsa fut duart ditë për ditë në xhepat tuaj. Vëllezër dhe motra vetëm sipas të dhënave zyrtare në vetëm dy vite Edi Rama ka kullufitur afro 2 miliard euro.

Dua ti bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që tashmë e kanë kuptuar dhe ja zbrazën sheshin dje. Edhe anëtarëve të administratës që rrinin kokëulur, por edhe ndonjërit që qeshte si dele me shakatë e kripura të kryegastorit.

Mos qeshni o dele se cdo shaka ju kushton 100 mijë euro tuajat në orë. Kjo është fatura e Edi Ramës për popullin shqiptar.

Sa herë del para jush dhe ngërdheshet si majmun, sa herë del para jush dhe shan opozitën apo merret me pjesët e mija të trupit, sa herë që del para jush ka një hall të madh.

Ka një hall jo vetëm të fshehë vjedhjen, por të fshehë atë që nuk e fsheh dot më kurrë: që bota e tregon me gisht si kryehajdutin e Ballkanit, kryekriminelin e Ballkanit, Maduron e Ballkanit që shqiptarët do ta shporrin.

Dhe dje halli i tij ishte gjigand: Departamenti Amerikan i Shtetit e tha qartë atë që çdo shqiptar e di”, tha Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.