☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.80 ▲0.68%
ARI 4,209 ▼1.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,560 ▼ -2.1% ETH $1,632 ▼ -2.28% XRP $1.1195 ▼ -3.04% SOL $64.5700 ▼ -2.17%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,209 ▼1.81 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,209 ▼1.81 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kosova

BE, përpjekje për takim ad hoc Kurti-Vuçiç në Bratislavë

 I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është duke bërë përpjekje që të organizojë një takim ad hoc mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po përpiqet të organizohet në Bratislavë të Sllovakisë.

Sipas burimeve diplomatike, “kjo është një ide dhe një përpjekje” dhe se “ende nuk ka konfirmime nga palët se a janë të gatshme për një takim të tillë”.

Kryeqyteti sllovak është përmendur si vend i mundshëm ku do të mund të takoheshin të dy bartësit e dialogut, për shkak se që të dy janë ftuar të marrin pjesë në konferencën për siguri globale, Globsec, që po zhvillohet në Sllovaki.

Kryeministri Kurti kishte paralajmëruar se do të merrte pjesë në një panel të martën pasdite me me temën: “E shkrirë – Ballkani Perëndimor dhe rruga drejt BE”-së.

Por, nga Qeveria e Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se pjesëmarrja e Kurtit në këtë konferencë në Sllovaki, mund të anulohet.

“Ka qenë e planifikuar [që Kurti] të shkojë. Por, për shkak të zhvillimeve në vend është shtyrë pjesëmarrja. Nuk është definitive ende nëse do të marrë pjesë ose jo”, thanë nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është paraparë të marrë pjesë në një panel të mërkurën, me temën: “Rruga e hapur – Ballkani Perëndimor kthehet në punë”. Në këtë panel do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Prania e Kurtit dhe Vuçiç si dhe e Lajçakut në këtë konferencë, është parë si mundësi që të organizohet një takim i përbashkët i tyre.

Për një takim të tillë, sipas burimeve diplomatike, Lajçak e ka edhe mbështetjen e disa prej shteteve më të rëndësishme perëndimore.

Një takim i tillë po shihet edhe si përpjekje për të ulur tensionet në veriun e Kosovës, zonë ku serbët lokalë po protestojnë kundër kryetarëve të rinj shqiptarë dhe po kërkojnë tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Më 29 maj, protestuesit serbë në Zveçan u përleshën me trupat e misionit të KFOR-it. Ky mision tha se tre ushtarë janë plagosur nga armët e zjarrit, ndërkaq edhe 27 të tjerë kanë pësuar lëndime të ndryshme.

Pas përleshjeve të së hënës, Bashkimi Evropian dhe NATO kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen për “uljen e menjëhershme” të tensioneve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.