🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,695 ▲0.32%
DOW 51,134 ▼0.42%
NASDAQ 27,022 ▲0.84%
NAFTA 90.65 ▲1.42%
ARI 4,183 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,904 ▲ +0.33% ETH $2,679 ▼ -0.64% XRP $1.4938 ▼ -0.41% SOL $118.5500 ▼ -0.54%
S&P 500 7,695 ▲0.32 % DOW 51,134 ▼0.42 % NASDAQ 27,022 ▲0.84 % NAFTA 90.65 ▲1.42 % ARI 4,183 ▲0.08 % S&P 500 7,695 ▲0.32 % DOW 51,134 ▼0.42 % NASDAQ 27,022 ▲0.84 % NAFTA 90.65 ▲1.42 % ARI 4,183 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Politika

Begaj pret Ursula von der Leyen: Integrimi në BE, objektivi strategjik i vendit

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka pritur presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe rikonfirmoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet objektivi strategjik i vendit.

Kreu i shtetit e cilësoi këtë proces si transformues për forcimin e institucioneve, demokracisë dhe mirëqenies së qytetarëve, duke theksuar se Shqipëria ka përparuar ndjeshëm në negociatat drejt finalizimit.

Plani i Rritjes, SEPA dhe Eu4schools u përmendën si shembuj të prekshëm të suksesit të këtij procesi.

“Shqipëria i qaset këtij procesi me besim, por edhe me një kuptim të qartë të përgjegjësisë që ai mbart. Ambicia jonë është të ruajmë ritmin dhe të vazhdojmë përparimin drejt mbylljes së të gjithë kapitujve deri në fund të vitit 2027,” theksoi Presidenti Begaj.

Gjatë takimit, kreu i shtetit nënvizoi se sundimi i ligjit, reforma në drejtësi dhe forcimi i institucioneve demokratike mbeten përparësi themelore.

Ai rikonfirmoi qëndrimin se anëtarësimi i Shqipërisë në BE duhet të bazohet në meritë dhe rezultate konkrete.

“Ne besojmë se e vetmja rrugë e qëndrueshme është ajo e reformave konkrete. Jo vetëm të bëjmë ligje, por të rrisim standardet sipas atyre evropiane dhe t’i vëmë në zbatim,” u shpreh presidenti Begaj.

Kreu i shtetit riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar rrugën e saj evropiane me përgjegjësi dhe përkushtim, duke kontribuuar njëkohësisht në sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe të Evropës.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.