Ministrja e Jashtme e Jemenit: Huthi-t po ndërtojnë një “Aks të Detit të Kuq” me grupe në Bririn e Afrikës

Ministrja e Jashtme e Jemenit, Afrah al-Zouba, ka deklaruar se Huthi-t e mbështetur nga Irani kanë zgjeruar bashkëpunimin me grupet e lidhura në Bririn e Afrikës, duke e përshkruar koalicionin në formim si një “Aks të Detit të Kuq” të rrezikshëm.
“Dëshmitë janë të qarta: transferimet e armëve, trajnimet, kontrabanda dhe operacionet e përbashkëta po lidhin aktorë që dikur trajtoheshin si kërcënime të veçanta”, shkroi Ministria e Jashtme e Jemenit në një postim në X, siç raporton Al Jazeera.
Paralajmërimi vjen në vazhdën e fushatës së Huthi-ve në Detin e Kuq kundër anijeve tregtare, e cila ka vazhduar të kërcënojë lundrimin ndërkombëtar gjatë luftës SHBA–Iran. Rajoni i Detit të Kuq dhe i Gjirit të Adenit mbetet një nga teatret më të nxehta të konfliktit, me sulme të përsëritura ndaj anijeve dhe infrastrukturës energjetike.
Kujtojmë se pak orë më parë, Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit u këshilloi linjave ajrore të shmangin hapësirën ajrore të Arabisë Saudite pas sulmeve të Huthi-t, në një shenjë tjetër të zgjerimit të konfliktit përtej frontit kryesor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.