⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,671 ▼0.17%
DOW 51,350 ▼0.26%
NASDAQ 26,798 ▼0.09%
NAFTA 89.25 ▼0.15%
ARI 4,212 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,119 ▼ -0.93% ETH $2,665 ▼ -1.15% XRP $1.4981 ▼ -0.27% SOL $118.5600 ▼ -0.46%
S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 89.25 ▼0.15 % ARI 4,212 ▲0.78 % S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 89.25 ▼0.15 % ARI 4,212 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Serbia

Beogradi sot mikpritës i takimit të 20-të të ministrave të bujqësisë së Evropës Juglindore

Në agjendë: Politika e Përbashkët Bujqësore e BE-së, programi IPARD, ndryshimet klimatike dhe rreziqet e zjarreve në Ballkanin Perëndimor.

Beogradi është sot mikpritës i takimit të 20-të vjetor të ministrave të bujqësisë së Evropës Juglindore, njoftoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave të Serbisë. Takimi mbahet nën organizimin e përbashkët të ministrisë serbe dhe Grupit të Përhershëm Punues për zhvillimin rural rajonal në Evropën Juglindore (SWG), siç raporton Agro TV.

Në takim marrin pjesë ministra dhe krerë delegacionesh nga i gjithë rajoni i Evropës Juglindore, të cilët do të zhvillojnë bisedime në nivel të lartë për të ardhmen e bujqësisë dhe zhvillimin rural. Pjesëmarrësit do të shqyrtojnë edhe aktivitetet aktuale dhe ato të ardhshme të bashkëpunimit rajonal në këtë sektor.

Agjenda e këtij viti fokusohet në përparimin lidhur me Politikën e Përbashkët Bujqësore të BE-së (CAP), programin IPARD dhe integrimet evropiane. Gjithashtu, do të diskutohet për partneritete të mundshme strategjike për përmirësimin e praktikave dhe ngritjen e kapaciteteve, me vëmendje të veçantë për ballafaqimin me ndryshimet klimatike dhe rreziqet e zjarreve në Ballkanin Perëndimor, si dhe një pasqyrë të bashkëpunimit rajonal në sektorin agro-ushqimor në kuadër të SWG-së.

Në takim do të shqyrtohet edhe roli gjithnjë e më i rëndësishëm i Procesit të Berlinit dhe dialogut politik rajonal në nxitjen e përafrimit të politikave në bujqësi dhe zhvillimin rural në Evropën Juglindore.

Fjalime zyrtare do të mbajnë ministrat dhe krerët e delegacioneve nga Evropa Juglindore dhe Bashkimi Evropian, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare. Takimi është gjithashtu mundësi për takime bilaterale ministrash, ndërsa eventi do të përmbyllet me miratimin e konkluzioneve të përbashkëta të ministrave, sipas njoftimit të ministrisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.