☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.54 ▲1.59%
ARI 4,655 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $80,075 ▲ +1.78% ETH $2,503 ▲ +0.26% XRP $1.4478 ▲ +3.96% SOL $108.5700 ▲ +11.17%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.54 ▲1.59 % ARI 4,655 ▲0.03 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.54 ▲1.59 % ARI 4,655 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Beogradi thotë se Prishtina “po e mbyt dialogun”

Drejtori i Zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, ka deklaruar se autoritet e Prishtinës “po e mbysin dialogun” duke mos e zbatuar e Marrëveshjen e Brukselit e cila parasheh themelimin AKS-së.

Ai ka thënë se Beogradi nuk pranon “shfaqjet cirkuse” dhe kërkon pa zvarritje zbatimin e asaj për të cilën ka marrëveshje.

“Serbia nuk do të heqë dorë nga ajo që është nënshkruar, dhe, nëse dikush e mendon këtë, mashtrohet. Nëse Gjykata Kushtetuese e Prishtinës është masë për Prishtinën, ajo për ne nuk është e tillë. Ne nuk jemi marrë vesh me Gjykatën Kushtetuese në Prishtinë, ne jemi marrë vesh me të zgjedhurit e përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës”, ka thënë Gjuriq për tanjug, transmeton Koha.net.

Ai ka saktësuar se me përfaqësuesit e Kosovës mund të flitet vetëm se si Prishtina të bartë më shumë kompetenca për AKS-në (Asociacionin e Komunave serbe) se sa që është paraparë me vetë marrëveshjen.

Gjuriq ka theksuar se kjo marrëveshje jep mundësi që edhe kompetenca të tjera të barten tek AKS.

“Të gjitha këto për ne janë shfaqej cirkuse dhe është e domosdoshme që për kredibilitet të dialogut që të zbatohet ajo që është arritur. Nëse dikush mendon të përkrahë vazhdimin e dialogut, besimi duhet të kthehet dha ai mund të arrihet vetëm me zbatim të marrëveshjes, e ne nuk mund të durojmë kurrfarë lojërash në ndryshim të marrëveshjeve të arritura. Ata mund të luajnë vetëm me veten”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka shtuar se tani po bëhen përpjekje të shuhen të drejtt e serbëve në Kosovë dhe “të mbytet dialogu”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.