🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 29 July 2026
S&P 500 7,429 ▲0.21%
DOW 52,747 ▲1.03%
NASDAQ 24,877 ▼0.22%
NAFTA 82.04 ▲3.51%
ARI 4,030 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $64,013 ▲ +0.73% ETH $1,912 ▲ +1.25% XRP $1.0875 ▲ +2.58% SOL $73.7300 ▲ +0.35%
S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 82.04 ▲3.51 % ARI 4,030 ▼0.21 % S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 82.04 ▲3.51 % ARI 4,030 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
29 Jul 2026
Breaking
Politika

Berisha me studentët e “Sciences Po”: Shqipëria e ka vendin në BE, korrupsioni pengesa kryesore

Kreu i PD tha se vendi duhet të thellojë reformat dhe të rrisë transparencën për të avancuar në procesin e integrimit europian.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të institutit francez “Sciences Po”, ku u ndal te ekonomia, administrata publike dhe rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se Shqipëria e ka vendin në BE, por sipas tij korrupsioni mbetet pengesa kryesore për përparimin e vendit. Ai kërkoi reforma strukturore, lehtësim të procedurave administrative, ulje të barrës fiskale dhe më shumë transparencë në prokurimet publike përmes digjitalizimit.

Berisha kritikoi gjithashtu mënyrën se si po zhvillohen tenderimet dhe tha se praktikat aktuale dekurajojnë pjesëmarrjen e kompanive nga vendet e Bashkimit Europian. Në vijim, ai kundërshtoi modelet e integrimit të pjesshëm dhe ritheksoi se e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor duhet të mbetet anëtarësimi i plotë në BE.

Burimi: RTSH

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.