⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.29 ▲0.21%
ARI 4,020 ▲2.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,780 ▲ +1.71% ETH $2,290 ▲ +2% XRP $1.2743 ▲ +2.11% SOL $92.7000 ▲ +1.35%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.29 ▲0.21 % ARI 4,020 ▲2.01 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.29 ▲0.21 % ARI 4,020 ▲2.01 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Bilanc lufte” te Trauma, çdo ditë 250 persona përfundojnë të shtruar në spital! Pjesa më e madhe nga aksidentet

Shtimi i lëvizjeve, i pushuesve, pakujdesia, drejtimi i mjetit nen efektin e alkoolit, apo substancave narkotike, kanë rritur aksidentet në rrugë dhe traumat e ndryshme.

Mjekët flasin për afro 250 pacientë çdo ditë me trauma të renda dhe fraktura të ndryshme. Aksidentet mbajnë peshën më të rëndë për shkak edhe të fataliteteve, por me shifra të rritura raportohen incidentet në det, dhe kënde lojërash.

250 persona në ditë përfundojnë me trauma të ndryshme ne spital. Duket si bilanc lufte, por kjo është situata në këtë periudhë vere në Spitalin Universitar të Traumës. Aksidentet rrugore zënë një pjesë të konsiderueshme të urgjencave ditore për shkak të goditjeve të rënda që jo pak herë përfundojnë në humbje jete.

Mjekët tregojnë se në këtë periudhë traumat më të shpeshta janë ato të gjymtyrëve, afro100 në ditë, si dhe dëmtimet e kokës e shtyllës kurrizore.

Vera kashtuar jo vetëm aksidentet rrugore por edhe incidentet ne ujë, hedhjet nga lartësitë por edhe traumat në këndet e lojërave tek moshat pediatrike.

Në këtë sezon vere të ngarkuar me lëvizje, pushues e turistë mjekët këshillojnë kujdes më të shtuar për veten dhe jetën. Ashtu si pushuesit që janë zhvendosur drejt zonave bregdetare, edhe urgjencat më të shpeshta vijojnë nga bregdeti dhe rrugët drejt tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.