☁️
Tiranë 23°C · Vranët 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,359 ▼ -0.69% ETH $2,531 ▼ -1.86% XRP $1.3701 ▼ -0.47% SOL $102.0100 ▼ -0.28%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Bizneset shqiptare, vetëm gjysma kanë faqe interneti

Rreth 95% e kompanive me mbi 10 punonjës në Shqipëri kanë kompjuter, 91.4% e tyre kanë akses në internet dhe gati 50% e kompanive kanë një faqe web, sipas një vrojtimi të fundit të INSTAT.

INSTAT për matjen e nivelit të treguesve të përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit ka kryer në vitin 2015 vrojtimin mbi “Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit” pranë ndërmarrjeve ekonomike me mbi 10 të punësuar.

Në vitin 2015, kanë përdorur kompjuter për qëllime pune 95,0 % e ndërmarrjeve me mbi 10 të punësuar. Të gjitha ndërmarrjet e mëdha me mbi 250 të punësuar rezultojnë të kenë përdorur kompjuter. Punonjësit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përbëjnë 24,4 % të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve.

Lidhur me aktivitetin ekonomik, përqindja më e ulët e punonjësve që përdorin kompjuter vërehet në aktivitetin e Industrisë përpunuese (7,4%) dhe në aktivitetin e ndërtimit (19,0%). Kompjuterat janë përdorur në një masë më të madhe nga punonjësit e ndërmarrjeve që kanë aktivitet në fushën e Informacionit dhe komunikacionit dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike.

Përqindja e përdorimit të kompjuterit nga ndërmarrjet në Shqipëri është e njëjtë me vende të rajonit si Maqedonia (95 %), por më e ulët krahasuar me mesataren e vendeve anëtare të BE-së (98 %).

Për të njëjtën periudhë referuese, nga ndërmarrjet që përdorin kompjuter për qëllime pune vetëm 3,8 % e tyre nuk kanë akses në internet. Pjesa dërmuese e tyre prej 82 % kanë patur lidhje DSL ose lidhje të tjera broadbandi. Shpejtësia më e madhe e shkarkimit të informacionit, në 64 % të ndërmarrjeve, ishte nga 2 Mbit/s deri në 10 Mbit/s.

Përqindja e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet në Shqipëri ( 91,4 %) është më e ulët krahasuar me vendet e rajonit si Maqedonia ( 98 %), dhe me mesataren e vendeve anëtare të BE-së (99 %).

Në vitin 2015, ndërmarrjet që kanë pasur faqe ëeb janë 48,8 %, ndërsa media sociale është përdorur nga 37,4 % e ndërmarrjeve. Ndërmarrjet e mëdha me mbi 250 të punësuar janë ato të cilat kanë përgjithësisht faqe ëeb apo kanë përdorur median sociale.

Përqindja e ndërmarrjeve të cilat përdorën internetin për të kontaktuar me autoritetet publike, gjatë vitit 2015, ishte 95,2 %.

Në vitin 2015, ndërmarrjet që kanë shitur ose blerë produktet / shërbimet e tyre nëpërmjet faqes së internetit apo aplikacioneve të dedikuara janë 10,4 %. Përgjithësisht tregtia elektronike kryhet nga ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e Informacionit dhe komunikacioni (26,9 %), Transport dhe magazinim (23,9 %), Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (22,3 %). Ndërsa, 3,6 % e ndërmarrjeve ndërtuese dhe 6,5 % e ndërmarrjeve përpunuese kanë shitur ose blerë produktet/shërbimet e tyre online.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.