☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.13 ▼0.62%
ARI 4,018 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,750 ▼ -0.36% ETH $2,309 ▼ -0.32% XRP $1.2982 ▲ +0.93% SOL $99.8600 ▼ -1.14%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.13 ▼0.62 % ARI 4,018 ▼0.52 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.13 ▼0.62 % ARI 4,018 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

BLERIM GJELADINI: Për “ekspertin” që e fabrikoi letrën — disa fjalë nga zemra

I dashur falsifikator anonim, të përgëzoj. Vërtet. Ke marrë guximin të imitosh një dokument të UÇK-së dhe ke dështuar me një stil aq spektakolar sa meriton një medalje — por jo nga ata që pretendon ti.
Le t’i numërojmë mjeshtëritë e tua:
Shkrove “kërr”. Me ë. Një kosovar do ta shkruante kerr edhe në gjumë. Ti e fute ë-në me aq dashuri, sa e tradhtove dorën tënde toskëre që në fjalinë e tretë. Bravo. Spiun i përkryer — vetëm fjalori të kapi.
Pastaj, gjeniu, në një dokument zyrtar ushtarak shkrove zhargon rruge. “I solli me një kërr.” Po pse mor, UÇK-ja kishte makina apo kerra? Shtabi i Përgjithshëm fliste si te kafja e lagjes?
E pastaj kryevepra: “Dylaver”. Dy herë. E ke fyer njeriun edhe në falsifikim. Kolonelin Dilaver Goxhaj nuk ia di emrin “shtabi” që gjoja po i shkruan zv.shefit të vet të Shtabit të Përgjithshëm. Kjo është si të falsifikosh kartën e identitetit dhe ta shkruash emrin gabim — të dy herë.
Por ja ku është gjëja më e bukur: e shkrove si tregim. Me dialog. Me moral në fund. Vëlla, ky nuk është njoftim ushtarak — ky është tregim për fëmijë, i mungojnë vetëm ariu dhe dhelpra.
Këshilla ime miqësore: herën tjetër, para se të falsifikosh, lexo një dokument të vërtetë. Ose më mirë akoma — mos.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.