☁️
Tiranë 19°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,349 ▼0.24%
NASDAQ 26,216 ▼1.26%
NAFTA 100.25 ▼2.46%
ARI 4,037 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,538 ▲ +1.06% ETH $2,360 ▲ +1.02% XRP $1.3096 ▼ -0.31% SOL $102.2400 ▲ +1.13%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,349 ▼0.24 % NASDAQ 26,216 ▼1.26 % NAFTA 100.25 ▼2.46 % ARI 4,037 ▼0.37 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,349 ▼0.24 % NASDAQ 26,216 ▼1.26 % NAFTA 100.25 ▼2.46 % ARI 4,037 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Bota

BOTËRORI 2026 – Belgjika i jep fund ëndrrës së SHBA-së, fiton 4-1 dhe kalon në çerekfinale

– Belgjika i dha fund rrugëtimit të SHBA-së në Kupën e Botës, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 në ndeshjen e fazës së 1/8 së finales (16 skuadrat më të mira), shkruan CNN.

Pas përfundimit të ndeshjes, shumë futbollistë amerikanë shpërthyen në lot. 

Dy golat e shpejtë të Charles De Ketelaere, të shoqëruar me gabime të mëdha në mbrojtjen amerikane, i hapën rrugën edhe golit të tretë të shënuar nga Hans Vanaken. 

Ndërsa Romelu Lukaku vulosi fitoren me golin e katërt në sekondat e fundit të kohës shtesë.

Analizë

SHBA-ja u eliminua nga Kupa e Botës, pasi u mposht 4-1 nga një Belgjikë shumë e fortë, në një ndeshje që u shoqërua me polemika edhe përpara se të niste.

Belgjika kaloi në avantazh që në minutën e 9-të me golin e Charles De Ketelaere. 

SHBA-ja barazoi në minutën e 30-të, kur Malik Tillman shënoi gol me një goditje të fortë.

Megjithatë, barazimi zgjati vetëm dy minuta. 

De Ketelaere realizoi golin e tij të dytë, duke rikthyer Belgjikën në avantazh.

Para minutës së 60-të, Hans Vanaken shënoi golin e tretë, ndërsa Romelu Lukaku vulosi fitoren 4-1 me një gol në minutat shtesë.

Ndeshja u parapri nga polemika për vendimin e FIFA-s që anuloi pezullimin e Balogun, duke i lejuar sulmuesit kryesor të SHBA-së të luante.

Vendimi tërhoqi edhe më shumë vëmendje pasi Donald Trump mbrojti publikisht kërkesën e tij drejtuar Gianni Infantinos, për rishikimin e kartonit të kuq të Balogun, duke ngritur dyshime nëse presioni politik kishte ndikuar në vendimin e FIFA-s.

Balogun ishte përjashtuar me karton të kuq në fitoren 2-0 të SHBA-së ndaj Bosnjë-Hercegovinës, në raundin e 1/16 së finales, por FIFA e anuloi më pas atë karton. 

Belgjika e kundërshtoi këtë vendim, por FIFA e hodhi poshtë ankesën si të papranueshme, ndërsa UEFA e cilësoi vendimin si “të paprecedentë, të pakuptueshëm dhe të pajustifikueshëm”. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.