☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.19 ▲1.29%
ARI 4,060 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,976 ▲ +1.26% ETH $2,359 ▲ +1.8% XRP $1.3376 ▲ +2.89% SOL $101.6900 ▲ +1.25%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.19 ▲1.29 % ARI 4,060 ▼0.37 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.19 ▲1.29 % ARI 4,060 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Bota

BOTËRORI 2026 – Zvicra triumfon 2-0 ndaj Algjerisë, avancon në fazën eliminatore

– Zvicra ka siguruar një fitore ndaj Algjerisë dhe është kualifikuar në 1/8-at e Kupës së Botës, duke arritur një sukses, që nuk e kishte përjetuar që prej vitit 1938, shkruan BBC.

Golat u shënuan nga Breel Embolo dhe Dan Ndoye, të cilët i dhanë skuadrës zvicerane, një fitore të sigurt dhe të kontrolluar.

Zvicra kaloi në avantazh shumë herët në ndeshje. Në minutën e 10-të, Johan Manzambi bëri një depërtim të bukur nga krahu i fushës, duke kaluar një mbrojtës kundërshtar dhe duke pasuar në qendër. Aty Embolo e pati të lehtë të shënonte golin e parë.

Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, vetëm 46 sekonda pas rifillimit të lojës, Dan Ndoye shënoi golin e dytë me një goditje të saktë brenda zonës.

Algjeria pati disa momente të mira para pushimit, por nuk arriti të krijojë raste të rrezikshme.

Në rastin më të mirë, Chaïbi goditi dobët dhe portieri zviceran e priti topin pa vështirësi. Pas kësaj, ata nuk u kthyen më seriozisht në lojë.

Zvicra madje mund të kishte shënuar edhe golin e tretë në fund, por një mundësi e artë u humb nga Fabian Rieder.

Me këtë fitore, Zvicra kalon për herë të katërt radhazi, në 1/8-at e Botërorit dhe do të përballet me fituesin e ndeshjes Kolumbi–Gana.

Një nga lojtarët më të dalluar ishte i riu, Johan Manzambi, i cili dha asistin për golin e parë dhe u vlerësua për driblimet dhe shpejtësinë e tij. Ai po shihet si një talent premtues i futbollit evropian. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.