⛅
Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.34 ▼0.2%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,032 ▲ +0.56% ETH $2,250 ▲ +1.05% XRP $1.1602 ▼ -3.32% SOL $90.2000 ▲ +0.97%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Bozhinovska: Nëse çmimet e karburanteve eskalojnë, Qeveria do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur qytetarët

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të zbutur rrezikun ndaj qytetarëve nëse situata me çmimet e karburanteve eskalon më tej. Kështu deklaroi sot ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Bozhinovska theksoi se situata po ndiqet me vëmendje. “Ajo që po ndodh është në nivel botëror. Siç e ndjekim të gjithë, çmimet janë rritur kudo. Pra, bëhet fjalë për forcë madhore, një luftë mbi të cilën ne nuk mund të ndikojmë”, tha ajo. Sipas ministres, javën e kaluar u mbajt një seancë e jashtëzakonshme online e Qeverisë, dhe që nga marsi janë marrë masa si akciza, ulja e TVSH-së dhe një zbritje e dakorduar me OKTA-n.

Aktualisht në fuqi është vetëm një masë: ulja e TVSH-së për karburantet nga 18 në 10 për qind. “Diskutojmë, shohim dhe do të konsultohemi në nivel Qeverie. Qeverinë e kemi të martën, do të shohim se si më tej. Ne sigurisht jemi për mbrojtjen e standardit të qytetarëve, por do të duhet të shqyrtojmë edhe implikimet fiskale mbi buxhetin”, tha Bozhinovska në konferencën për shtyp.

Ministrja konfirmoi se Qeveria për momentin nuk po rinegocion me OKTA-n për zbritje shtesë. “Nuk kemi filluar, por nëse situata eskalon më tej, do të marrim të gjitha masat për të zbutur rrezikun ndaj qytetarëve”, nënvizoi ajo.

Burimi: Ekonomija i Biznis (MIA)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.