☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $84,866 ▲ +0.39% ETH $2,693 ▲ +0.84% XRP $1.4905 ▲ +0.13% SOL $120.0700 ▲ +0.95%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

Brad Pitt shënon një tjetër fitore në betejën ligjore me Angelina Jolie

Brad Pitt ka siguruar një tjetër fitore në përplasjen e gjatë ligjore me ish-bashkëshorten Angelina Jolie lidhur me pronën e tyre të përbashkët, kantinën prestigjioze franceze Château Miraval.

Sipas dokumenteve gjyqësore, Gjykata e Lartë e Kalifornisë ka miratuar kërkesën e ekipit ligjor të Pitt për të marrë në pyetje anëtarë të Stoli Group, kompanisë që bleu pjesën e Jolie në vitin 2021.

Avokatët e aktorit argumentojnë se drejtuesit e kompanisë kanë dijeni të drejtpërdrejtë për rrethanat e shitjes së aksioneve të Jolie te Tenute del Mondo, divizioni i verërave i Stoli Group.

Një burim pranë çështjes është shprehur se vendimi do t’i detyrojë përfaqësuesit e Stoli Group të jenë më transparentë për mënyrën se si u realizua transaksioni.

Mosmarrëveshja mes Pitt dhe Jolie nisi pasi aktorja shiti pjesën e saj të pronës, e cila vlerësohet rreth 500 milionë dollarë. Brad Pitt pretendon se shitja është bërë pa pëlqimin e tij, duke shkelur një marrëveshje të mëparshme sipas së cilës asnjëri prej tyre nuk mund të shiste aksionet pa miratimin e tjetrit.

Nga ana tjetër, Angelina Jolie e ka mohuar ekzistencën e një marrëveshjeje të tillë dhe në kundërpadinë e saj ka akuzuar ish-bashkëshortin se ka zhvilluar një “luftë hakmarrëse” kundër saj.

Muajin e kaluar, Pitt shënoi një tjetër fitore, kur një gjykatë vendosi që një ish-zyrtar i Stoli Group duhet të rikthehet për të dëshmuar, pasi gjatë një seance kishte refuzuar t’u përgjigjej dhjetëra pyetjeve.

Megjithatë, edhe Angelina Jolie arriti një fitore të pjesshme në gjykatë, pasi një gjyqtar hodhi poshtë kërkesën e Pitt për të detyruar aktoren të dorëzonte disa e-mail privatë që ai i konsideronte të rëndësishëm për çështjen.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie finalizuan zyrtarisht divorcin në dhjetor 2024, pas më shumë se tetë vitesh procesesh gjyqësore. Ish-çifti kanë gjashtë fëmijë së bashku, ndërsa mosmarrëveshja për Château Miraval mbetet ende e pazgjidhur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.