🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 16 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,208 ▲ +0.2% ETH $1,885 ▲ +0.05% XRP $1.0021 ▲ +0.03% SOL $75.5400 ▲ +0.13%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
16 Aug 2026
Breaking
Kronika

Braktisi Kosta Rikën për Shqipërinë, 27-vjeçari rrëfen dy vitet e jetës në vendin tonë

Nga plazhet e Kosta Rikës drejt Shqipërisë. Kjo është historia e Sebastianit, një 27-vjeçari, i cili ka zgjedhur që të jetoj në Tiranë. Një histori që nisi fillimisht si një vizitë e zakonshme turistike, por që shumë shpejt u shndërrua në një kapitull të ri të jetës së tij.

“Në fillim erdha në Shqipëri si turist. Ishte një udhëtim që nuk e kisha planifikuar shumë mirë, thjesht doja të eksploroja Shqipërinë. Gjeta një fluturim të lirë dhe, pasi erdha këtu, kuptova se doja të qëndroja. Kështu, nga një udhëtim 2-ditor, qëndrimi u bë 5 ditë, më pas 2 javë dhe tani po bëj 2 vite që jetoj këtu”, tha Sebastian Mingo, menaxhues fushatash politike

Ai tregon edhe arsyet që e bindën për të vendosur të jetojë në Shqipëri, duke e krahasuar vendin tonë me Kosta Rikën.

“Në përgjithësi, ka dy vende që më ngjajnë shumë. Janë shtete të vogla, me male dhe plazhe të bukura, vende të orientuara drejt turizmit. Në disa aspekte të bëjnë të ndihesh sikur je në shtëpi, edhe ushqimi është i ngjashëm. Por ndryshimi kryesor qëndron te mundësia për ta përballuar jetën financiarisht me të ardhurat që unë fitoj, siguria, e cila është një nga arsyet kryesore pse Shqipëria ka avantazh, si dhe kultura e forte”, tha Mingo.

Prej gati dy vitesh, ai punon online nga Shqipëria për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është i angazhuar në menaxhimin e fushatave politike.

“Unë jam këshilltar strategjik politik. Menaxhoj fushata politike dhe punoj online nga Shqipëria me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku merrem kryesisht me organizimin e fushatave që zhvillohen në nivel bashkiak për partitë politike”, shtoi Mingo.

Sipas të dhënave, deri në vitin e kaluar rreth 27 mijë të huaj ishin pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri, duke e lidhur jetën e tyre me vendin tonë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.