☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 91.80 ▲1.41%
ARI 4,052 ▼1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,670 ▼ -5.91% ETH $2,231 ▼ -7.85% XRP $1.2017 ▼ -7.97% SOL $89.3600 ▼ -6.87%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 91.80 ▲1.41 % ARI 4,052 ▼1.5 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 91.80 ▲1.41 % ARI 4,052 ▼1.5 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Premier League

Broja sheh nga stoli, Burnley i prish punë Aston Villa-s. Mesditë barazimesh në Premier League (video)

Kanë përfunduar 3 nga 4 ndeshjet e programuar për ditën e sotme në Premier League, të vlefshme për javën e 36-të dhe të treja janë mbyllur në barazim. Burnley tashmë i rënë në Championship ka barazuar 2-2 ndaj Aston Villa. Ekipi i drejtuar nga Unai Emery është ende në garë për biletën për në Champions League, megjithëse fokusi është tani te finalja e Europa League ndaj Freiburg.

Në rast se fiton Europa League, Aston Villa shkon direkt në Champions League, pavarësisht vendit ku është renditur në Premier League. Për miqtë shënuan Ross Barkley dhe Ollie Watkins. Për vendasit shënuan Jaidon Anthony dhe Zian Flemming. Asnjë minutë për Armando Brojën, që e pa ndeshjen nga stoli.

I njëjti rezultat 2-2 edhe në sfidën tjetër mes Crystal Palace dhe Everton. Për vendasit shënuan Ismaila Sarr dhe Jean-Philippe Mateta. Për miqtë shënuan James Tarkoëski dhe Beto.

Nottingham barazoi 1-1 ndaj Newcastle, duke qenë ende në rrezik për të rënë në Championship. Harvey Barnes shënoi i pari për “Qymyrxhinjtë”, Elliot Anderson barazoi shifrat për vendasit në fund të kohës së rregullt. Pas pak luhet West Ham-Arsenal.

SHIKOGOLAT

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.