☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.68 ▲0.34%
ARI 4,452 ▲0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,310 ▲ +0.52% ETH $1,894 ▲ +0.77% XRP $0.9976 ▼ -0.3% SOL $75.3000 ▲ +0.03%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.68 ▲0.34 % ARI 4,452 ▲0.33 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.68 ▲0.34 % ARI 4,452 ▲0.33 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL- Katër vende evropiane ndihmojnë Belgjikën të frenojë zjarrin në pyje

BRUKSEL, 17 gusht /ATSH-DPA/ – Përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarrin e madh që ka përfshirë rezervatin natyror ”High Fens” në Belgjikë, pranë kufirit me Gjermaninë, vazhduan edhe sot në mëngjes, me ndihmë nga katër vende evropiane.

Rreth 3 000 hektarë tokë janë përfshirë nga flakët që prej shpërthimit të zjarrit të premten.

Zjarrfikësit po përballen me kushte të vështira për shkak të erërave relativisht të forta dhe që ndryshojnë vazhdimisht drejtim, ndërsa terreni i thyer i rezervatit, mungesa e rrugëve të aksesit dhe zonat e gjera me moçale torfe e vështirësojnë ndjeshëm ndërhyrjen.

“Me rikthimin e dritës së ditës, operacionet do të intensifikohen sërish”, tha nënkryetari i bashkisë së Monschau, Franz-Karl Boden.

Sipas tij, aktualisht nuk pritet që zjarri të përhapet në territorin gjerman.

Në zonë ka rënë shi gjatë mëngjesit dhe priten reshje të tjera gjatë ditës.

Megjithatë, rreth 30 banorë nga 17 banesa në disa pjesë të Monschau u evakuuan dje në mbrëmje, si masë paraprake për shkak të rrezikut nga tymi i dendur.

Helikopterët do të rifillojnë ndërhyrjet në zonat e vështira për t’u arritur.

Në operacion janë angazhuar mjete ajrore nga disa vende evropiane.

Një helikopter holandez me një depozitë të madhe uji dhe dy avionë suedezë që marrin ujë nga sipërfaqet ujore po ndihmojnë në shuarjen e flakëve.

Gjermania do të dërgojë dy helikopterë të Bundeswehr-it, të cilët pritet të mbërrijnë në Belgjikë rreth mesditës, ndërsa dy helikopterë norvegjezë pritet të mbërrijnë gjatë mbrëmjes.

Të shtunën, rreth 600 persona u detyruan të evakuoheshin nga dy bashki belge pranë zonës së zjarrit.

Sipërfaqja e djegur tashmë është e barabartë me afro 3 800 fusha futbolli. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.