☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,662 ▲ +1.51% ETH $2,257 ▲ +1.13% XRP $1.2565 ▲ +1.24% SOL $96.0700 ▲ +1.82%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Bullgari: Kabineti propozon Buxhetin e vitit 2023 me një deficit prej 6.4%, dy fishi i Eurozonës

Qeveria e përkohshme e Bullgarise propozon te hene një projekt-ligj të buxhetit të shtetit për vitin 2023 me një deficit prej 6.4% të PBB-së, ose më shumë se dyfishi i 3% që kërkohet nga kriteret e Eurozonës.
Kjo u bë e ditur në një konferencë për shtypin dhënë nga kryeministri Gëllëb Donev dhe ministrja e financave Rosica Vellkova.
Për të arritur një deficit prej 3%, në mars qeveria e përkohshme propozoi ndryshime në legjislacionin tatimor – rivendosjen e normave të reduktuara të TVSH-së dhe tatimin mbi fitimin dhe uljen e shpenzimeve.
Megjithatë, nga ajo që u deklarua këtë javë nga dy koalicionet më të mëdha politike GERB-SDS dhe PP-DB u bë e qartë se nuk ata i mbështesin ndryshimet në legjislacionin tatimor të propozuar nga qeveria e përkohshme. Komente të ngjashme u bënë edhe nga partitë e tjera parlamentare. Për këtë arsye, pas një analize, qeveria e përkohshme vendosi të paraqesë në parlament një ligj për buxhetin e shtetit për vitin 2023 me një deficit prej 6.4% të PBB-së, që do të thotë gati 12 miliardë leva /mbi 6 miliardë euro/.
Presidenti Rumen Radev gjatë konsultimit me BSP-në, tha se “Në këtë mënyrë do të ketë qartësi për partitë politike, në bazë të asaj që do të paraqesë qeveria e përkohshme, të punojnë shpejt, të formojnë opinione, programe ndoshta korrigjuese, por realisht të kemi buxhet të miratuar”, sqaroi Radev. Ai tha se nëse çështja e buxhetit nuk zgjidhet në një periudhë të shkurtër kohore dhe parlamenti nuk formon një kabinet, “buxheti dhe ligjet do të fundosen dhe nuk do të miratohen sepse nuk do të ketë kohë të mjaftueshme parlamentare”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.