☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 13 July 2026
S&P 500 7,551 ▼0.32%
DOW 52,560 ▼0.15%
NASDAQ 26,077 ▼0.78%
NAFTA 74.51 ▲4.34%
ARI 4,023 ▼2.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
₿ CRYPTO
BTC $62,812 ▼ -2.18% ETH $1,780 ▼ -2.34% XRP $1.0774 ▼ -2.17% SOL $76.0900 ▼ -1.85%
S&P 500 7,551 ▼0.32 % DOW 52,560 ▼0.15 % NASDAQ 26,077 ▼0.78 % NAFTA 74.51 ▲4.34 % ARI 4,023 ▼2.2 % S&P 500 7,551 ▼0.32 % DOW 52,560 ▼0.15 % NASDAQ 26,077 ▼0.78 % NAFTA 74.51 ▲4.34 % ARI 4,023 ▼2.2 %
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
13 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Bytyqi: Situata ekonomike e Maqedonisë së Veriut është serioze, shteti nuk ka para

Deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për situatën ekonomike në vend, LSDM-në, si dhe Qeverinë.

Bytyqi theksoi se situata ekonomike e Maqedonisë së Veriut është serioze dhe se shteti nuk ka para. Ai gjithashtu tha se situata ekonomike mund ta çojë Qeverinë të shpallë zgjedhje të parakohshme.

“Ballafaqimi me situatën ekonomike do ta detyrojë këtë qeveri që të shkojë në zgjedhje. Kjo për të blerë kohë, pasi nuk kanë vizion si ta përmirësojnë situatën. Shteti nuk ka para. Për herë të parë në historinë e shtetit modern, ne e përfunduam vitin me 8% më pak të hyra. Edhe me rebalancin e pamë një gjë të tillë. Situata është për t’u brengosur. Shihet edhe në sektorin e biznesit, të cilët nuk kanë likuiditet. Gjatë krizave të kaluara qytetarët nuk e kanë ndjerë mungesën e parasë, tani ka krizë”, tha Bytyqi.

Sa i përket LSDM-së, ai tha se ajo që ndodh për momentin me partinë është faza e reformimit.

“Kjo që ndodh është pjesë e reformimit të LSDM-së që ka filluar këto dy vite. Kam qenë edhe më parë kritik dhe i drejtpërdrejtë që gjatë fazës së reformimit duhet të hapësh vend për të gjithë ata që ndajnë të njëjtat vlerë dhe ideologji. Nuk jam pjesë e ristrukturimit të partisë, jam deputet i partisë. Sondazhet janë pjesë e fazës së riformatimit të LSDM-së. Sondazhet tregojnë se edhe ka rënë interesi i qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje”, tha Bytyqi.

Në lidhje me çështjen e deputetëve shqiptar, të cilët para disa ditëve u ndaluan të futen në Shqipëri, ai tha se është sinjal i keq nga të dyja palët.

“Në mëmëdhe shkojmë si bijtë e tyre. Edhe kur nuk kam qenë në politik, nuk kam ndërhyrë në politikën e brendshme. Mendoj se është sinjal i keq nga të dy anët edhe nga shteti amë, edhe nga bartësit e funksioneve. Kemi shumë punë për të bërë këtu”, tha Bytyqi.

Ndërsa sa i përket VLEN-it, ai tha se e këshillon që në tavolinën e bisedimeve me OBRM-PDUKM-në të tregojë se janë kaluar vijat e kuqe.

“E këshilloj VLEN-in që në tavolinën me partnerit e tyre duhet ta godasin tavolinën më shumë dhe t’i thonë se kanë tejkaluar vijat e kuqe. OBRM-PDUKM-ja erdhi në pushtet me narrativin se ata janë lartë dhe të tjerët janë të nënshtruar. Qytetarët e këtij vendi kanë etni të ndryshme, por duhet të jenë të barabartë. OBRM-PDUKM-ja duhet ta kuptojë se duhet t’i trajtojë të gjithë qytetarët njëjtë, ose shumë shpejt do të kenë problem në politikbërjen e tyre”, tha Bytyqi./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.