🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 04 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
₿ CRYPTO
BTC $62,920 ▲ +1.05% ETH $1,782 ▲ +2.65% XRP $1.1712 ▲ +4.6% SOL $82.0900 ▲ +0.49%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
04 Jul 2026
Breaking
Premier League

Carrick: Në Premier League nuk është e lehtë të marrësh pikë, tani të gjithë presim finishin

Trajneri Michael Carrick është shprehur i kënaqur me barazimin pa gola që Manchester United arriti në fushën e Sunderland. Një pikë që ka kualifikuar “djajtë e kuq” në Champions League sezonin tjetër.

“Duhet ta vlerësojmë këtë pikë ashtu sikurse faktin që nuk pësuam gol. Mendoj se ky detaj është i rëndësishëm në Premier League. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi, të vazhdojmë të punojmë. Të marrim anët pozitive, të luajmë me vetëbesim”, tha Carrick.

“Mendoj se kemi shënuar shumë gola këtë sezon dhe kemi krijuar shumë raste. Kjo ishte një nga ato ndeshje ku edhe një pikë është e mirë dhe pothuajse e fituam në fund”, shtoi trajneri i United.

Më tej, Carrick shtoi: “Edhe pse pati disa ndryshime mendoj se kolektivi, fryma dhe qëndrimi i djemve ishte vërtet i mirë. Është e lehtë të dështosh pasi ke pasur një periudhë të mirë dhe kur vjen drejt fundit të sezonit je vërtet i përqendruar në finish”.

“Është një ligë e vështirë për të marrë rezultate”, deklaroi Michael Carrick, që foli edhe për gjendjen e Casemiro dhe Benjamin Sesko. Të dy lojtarët mungonin në skuadër. “Cas do të jetë mirë, nuk është një problem i madh. Do të jetë mirë javën tjetër“, tha Carrick.

Për Sesko, trajneri i United shtoi: “Ben, do të duhet ta shohim. Ai ka pasur një problem me kërcirin, kështu që duhet ta menaxhojmë këtë dhe të shohim se çfarë është më e mira për të.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.