☁️
Tiranë 14°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,759 ▲ +0.81% ETH $2,257 ▲ +0.73% XRP $1.2557 ▲ +0.92% SOL $96.1900 ▲ +2%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

Celentano u drejtohet politikanëve: Zgjohuni, rrezikoni të humbni qytetarët

Këngëtari i njohur italian, Adriano Celentano, 88 vjeç, është rikthyer në vëmendjen publike me një mesazh drejtuar klasës politike, të publikuar në profilin e tij në Instagram, shkruan corriere.it.

Në një postim të titulluar “E panjohura” (L’incognita), artisti ngre shqetësimin për distancën gjithnjë e më të madhe mes politikanëve dhe qytetarëve, duke e lidhur krizën e përfaqësimit politik me rënien e pjesëmarrjes në zgjedhje.

“Hej politikanë… nuk dua t’ju zgjoj, por ka diçka që duhet ta rregullojmë… përndryshe ekziston rreziku që të mos dini më se kush jeni. Dhe kjo është serioze, sepse njerëzit nuk dinë më për kë të votojnë… Ja pse pjesëmarrja në zgjedhje është gjithnjë e më e ulët”, shkruan Celentano.

Pa përmendur emra apo parti të veçanta, këngëtari vë në dukje vështirësinë e qytetarëve për t’u identifikuar me përfaqësuesit e tyre politikë, duke e konsideruar këtë një nga arsyet kryesore të largimit të tyre nga procesi zgjedhor.

Nuk është hera e parë që Celentano përdor rrjetet sociale për të shprehur qëndrimet e tij mbi zhvillimet shoqërore dhe politike.

Profili i tij në Instagram, i quajtur “L’Inesistente”, është kthyer në një hapësirë ku ai publikon mendime, komente dhe qëndrime, krahas fotografive dhe videove nga karriera e tij e gjatë artistike.

Ndërkohë, shfaqjet e tij publike janë bërë gjithnjë e më të rralla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.