☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 84.62 ▲0.27%
ARI 4,536 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $69,419 ▲ +8.09% ETH $2,244 ▲ +17.54% XRP $1.1040 ▲ +10.47% SOL $84.8800 ▲ +10.58%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.62 ▲0.27 % ARI 4,536 ▼0.2 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.62 ▲0.27 % ARI 4,536 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Premier League

Chelsea, katastrofa vazhdon! Rrezikohet seriozisht pjesëmarrja në Champions dhe preket fundi historik i një rekordi negativ

Chelsea vazhdon përmbytjen! Brightoni regjistroi sonte një fitore të merituar 3-0 ndaj Chelseat në kuadër të javës së 34-të, duke treguar superioritet gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes. Takimi nisi me ritëm të lartë dhe vendasit kaluan shumë shpejt në avantazh. Që në minutën e tretë, pas një aksioni të rrezikshëm dhe një pritjeje […] The post Chelsea, katastrofa vazhdon! Rrezikohet seriozisht pjesëmarrja në Champions dhe preket fundi historik i një rekordi negativ appeared first on Telesport .

Chelsea vazhdon përmbytjen! Brightoni regjistroi sonte një fitore të merituar 3-0 ndaj Chelseat në kuadër të javës së 34-të, duke treguar superioritet gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes.

Takimi nisi me ritëm të lartë dhe vendasit kaluan shumë shpejt në avantazh. Që në minutën e tretë, pas një aksioni të rrezikshëm dhe një pritjeje të shkëlqyer nga portieri Robert Sanchez ndaj goditjes me kokë të Kaoru Mitoma, topi u rikthye në zonë ku Ferdi Kadioglu reagoi më shpejt se të gjithë dhe e dërgoi në rrjetë për rezultatin 1-0.

Brighton vazhdoi të ishte më kërkues në sulm, duke krijuar disa raste të mira, ndërsa Chelsea hasi vështirësi për të ndërtuar aksione të rrezikshme. Në minutën e 15-të, Sanchez shpëtoi sërish londinezët me një pritje spektakolare ndaj një goditjeje me kokë nga Jan Paul Van Hecke.

Brighton vazhdoi dominimin dhe në minutën e 56-të dyfishoi epërsinë. Jack Hinshelwood realizoi një gol të bukur nga distanca, duke e dërguar topin në këndin e majtë të portës për 2-0. Chelsea tentoi të reagojë, por pa sukses konkret, ndërsa Brighton mbeti i rrezikshëm në kundërsulme.

Në minutën e 62-të, Kaoru Mitoma humbi një mundësi të artë për të thelluar rezultatin, duke goditur jashtë portës nga një pozicion i favorshëm.

Deri në fund, Brightoni ia doli të shënojë edhe një herë tjetër përmes Danny Welbeck për rezultatin përfundimtar 3-0 dhe mori tre pikë të rëndësishme në garën për pozicionet evropiane, ndërsa Chelsea vazhdon të ketë luhatje në formë në këtë fazë të sezonit. Chelsea ka humbur pesë ndeshje radhazi në kampionat pa shënuar asnjë gol për herë të parë në 114 vjet!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.