☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 92.03 ▲1.67%
ARI 4,052 ▼1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,736 ▼ -5.98% ETH $2,231 ▼ -8.13% XRP $1.2058 ▼ -8.05% SOL $89.4800 ▼ -7.16%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 92.03 ▲1.67 % ARI 4,052 ▼1.5 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 92.03 ▲1.67 % ARI 4,052 ▼1.5 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Premier League

“Chelsea po hedh themelet për një të ardhme të ndritur, po e shijoj punën time me skuadrën”

Trajneri i përkohshëm i Chelsea, Calum McFarlane, këmbëngul se themelet për një sukses të madh në të ardhmen tashmë janë vendosur në Stamford Bridge. “Blutë” barazuan 1-1 me Liverpool në ndeshjen e fundit duke marrë 1 pikë pas një serie prej gjashtë humbjesh radhazi.

McFarlane, trajneri i ekipit U-21 të Chelsea, ka qenë dy herë në detyrë këtë sezon, fillimisht kur zëvendësoi Enzo Maresca dhe tani, pas largimit të Liam Rosenior. Chelsea i kanë mbetur dy ndeshje në Premier League si dhe finalen e FA Cup ndaj City, për të siguruar praninë në Europë sezonin tjetër.

“Nuk jemi në formën më të mirë për momentin, nuk po performojmë ashtu siç duhet, por mendoj se janë hedhur themelet që kjo skuadër të jetë e suksesshme. Kemi 3 ndeshje të mbetura, duhet të sulmojmë dhe të tregojmë nivelin tonë siç kemi bërë më herët këtë vit“, tha McFarlane.

“Të drejtosh Chelsea është një sfidë, është e vështirë, nuk të pëlqen të humbasësh ndeshje. Askujt nuk i pëlqen të humbasë ndeshje futbolli, por unë po e shijoj sfidën, po e përqafoj sfidën dhe kam një punë për të bërë”, shtoi ai.

Në fund, ai komentoi: “Përpiqem t’i mbështes lojtarët dhe t’u jap atyre platformën më të mirë për të fituar ndeshje futbolli, kjo është puna ime. Nëse fitojmë, do ta shijoj, nëse jo, ashtu si të gjithë të tjerët, do të jem i frustruar dhe i zemëruar.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.