⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 15 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▲0%
ARI 3,886 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $65,148 ▲ +2.13% ETH $1,828 ▲ +4.24% XRP $0.9691 ▲ +7.68% SOL $72.2200 ▲ +4.24%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▲0 % ARI 3,886 ▲0 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▲0 % ARI 3,886 ▲0 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
15 Nën 2026
Breaking
Kosova

Cilët prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit do të mbikëqyrin punën e prokurorive?

Nën arsyetimin për forcim të llogaridhënies e transparencës institucionale, zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka caktuar prokurorët e kësaj zyre si mbikëqyrës të prokurorive që funksionojnë në Kosovë. Dy nga ta do mbikëqyrin ish-kolegët e tyre, e në shoqërinë civile thonë se prokurorët nuk duhet të jenë dembel siç janë zakonisht në këto raste.

8 prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të shtetit, tashmë kanë edhe një detyrë të re mbi vete.

Ditë më parë Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi nxori një vendim ku caktoi prokurorët e Zyrës së tij, mbikëqyrës të prokurorive që funksionojnë në Kosovë.

Në një përgjigje për televizionin nga ky institucion kanë treguar se cilat prokurori u janë caktuar prokurorëve.

Sipas këtij institucioni, “prokurorët e caktuar do të jenë kompetentë për mbikëqyrjen e menaxhimit dhe efikasitetit të prokurorive përkatëse, si dhe për mbështetjen, këshillimin dhe monitorimin e prokurorive në zbatimin e udhëzimeve dhe vendimeve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.”

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi shpresojnë që një vendim i tillë të mos mbes vetëm në letër por edhe të praktikohet.

“Ky vendim, kjo ndarje e punës së prokurorëve në zyrën e kryeprokurorit të shtetit të mos jetë vetëm në letër, prokurorët e zyrës së kryeprokurorit në bazë të monitorimit tonë e dim që zakonisht din të jenë dembela, din të jenë prokuror të cilët pritojnë me marr pjesë në komisione të Këshillit ose në aktivitete të tjera dhe duam të besojm se do jenë efikas do kenë takime dhe të udhëtojnë në prokurorit ku janë të caktuara”, ka deklaruar Ehat Miftaraj – Drejtor në IKD.

Por, ajo që bie në sy tek ndarja është se disa prokurorë do të mbikëqyrin punën e prokurorive ku kishin punuar në të kaluarën. Lulzim Sulejmani ishte prokuror në Prokurorinë Speciale, dhe do mbikëqyr ish-kolegët e tij.

Ersan Qavolli, i cili së fundmi u avancua në zyrën e kryeprokurorit të shtetit, për shumë vite ishte prokuror në Pejë, e do mbikëqyr punën atje./Tv Dukagjini

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.