☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,242 ▲ +1.03% ETH $2,275 ▲ +1.37% XRP $1.2538 ▲ +0.67% SOL $95.8000 ▲ +0.29%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Çitaku: Dyert janë të mbyllura për deputetët në Kuvend, Haxhiu: “Jo, jo, e hapur është”

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka mbajtur një fjalim brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, duke kritikuar situatën aktuale institucionale dhe mbylljen e dyerve të sallës për deputetët e zgjedhur.

Në prani të deputetëve të partive të ndryshme politike, si dhe mërgimtarëve që kishin ardhur për të vizituar Kuvendin, Çitaku tha se deputetët e zgjedhur nuk kanë mundur të kenë qasje në sallën ku zhvillohet puna e Kuvendit.

“Unë jam deputete e zgjedhur, këta të gjithë janë deputetë të zgjedhur dhe këto dyer janë të mbyllura për ne”, deklaroi Çitaku.

Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila ndodhej në sallë, reagoi menjëherë duke thënë: “Jo, jo, e hapur është”.

Çitaku iu përgjigj duke thënë se i vjen mirë që dyert janë të hapura për Haxhiun, por theksoi se çështja nuk lidhet vetëm me hyrjen fizike në ndërtesë.

“Po më vjen mirë që janë të hapura për juve, po Kuvendi nuk është thjesht objekt, e ndërtesë me tulla, por institucion”, tha Çitaku.

Ajo më pas iu referua historisë së shtetndërtimit të Kosovës dhe rëndësisë që, sipas saj, ka Kuvendi si institucion i Republikës.

Çitaku kujtoi se kishte qenë e ulur në të njëjtën sallë në ditën kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës, duke theksuar sakrificën e qytetarëve për krijimin e institucioneve dhe shtetit.

“Unë kam qenë në këtë ulëse e ulur ditën kur është shpallur pavarësia e Kosovës. Është dhënë gjak, është dhënë mund, djersë, sakrificë që Kosova me pas institucionet, me pas Kushtetutë”, deklaroi ajo.

Në fund, deputetja e PDK-së tha se situata aktuale nuk duhet të trajtohet sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

“Nuk guxojmë me u sill sikur s’është duke ndodh kurrgjë”, përfundoi Çitaku. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.