🌦️
Tiranë 27°C · Rrebesh i lehtë 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,336 ▲ +0.49% ETH $2,534 ▲ +3.29% XRP $1.3712 ▲ +3.29% SOL $102.1300 ▲ +2.74%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Çmimi i kafesë i kthehet rritjes, shkak ngarkesa fiskale nga taksat vendore

 Edhe pse nën presionin e uljes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare, çmimi i kafesë në lokale dhe bare ka reaguar me rritje këtë vit.
Produkti më miqësor për shqiptaret, kafeja ka qenë në trajektore rënëse gjatë vitit që shkoi, por tani kurba i është kthyer rritjes.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja vjetore te çmimeve për kafenë ishte 1.1%, vlera më e lartë që 2014. Ky ndryshim një vit më parë ishte 0.4 për qind.

Burimet nga tregu pohojnë se shkaqet e rritjes së çmimeve lidhen me nismën e antiinformalitet dhe rritjen e taksave vendore. Barra fiskale në fillim të këtij vit është dyfishuar për bizneset e vogla, të cilat duket se kanë nisur ti reflektojnë këto masa në rritjen e çmimeve.

Të dhënat e importit për tremujorin e parë tregojnë së kafeja nuk është prekur nga kriza e konsumit. Për janar-mars janë importuar 2.4 për qind më shumë se e njëjta periudhë më parë. Kafeja është nga të paktat produkte që nuk është prekur nga kriza.

Që kur qeveria në vitin 2009 nisi të lehtësojë taksimin me akcizë mbi kafene, importet e saj krahasuar me këtë vit gati janë dyfishuar.
Si për të gjithë mallrat e tjerë të akcizës edhe për kafenë niveli i taksimit ka ndryshuar disa herë.

Nga 30 për qind të vlerës së importit në 1996 akciza u bë fikse në 2003. Në vitin 2013 vlera e akcizës u rrit, ndërsa lehtësimi nisi pas 2010.

Duke ndjekur modelin e shumicës së vendeve të BE në 2012 akciza për kafenë e papjekur u bë 0 nga 30 lekë kilogrami që ishte, ndërsa për kafen e papjekur taksimi me akcizë u ul ndjeshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.