🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 25 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0%
ARI 4,523 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $77,637 ▲ +1.29% ETH $2,132 ▲ +1.35% XRP $1.3617 ▲ +0.67% SOL $86.1500 ▲ +0.6%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
25 May 2026
Breaking
Politika

“Çojmë Shqipërinë në BE!”, PS e Durrësit feston 35-vjetorin e themelimit

Këtë të hënë, më 25 maj, Partia Socialiste në Durrës feston 35-vjetorin e themelimit të saj përmes një ceremonie ku janë zhvilluar një sërë aktivitetesh, janë mbajtur fjalime, madje janë ndarë edhe çmime.

Fjala hapëse u mbajt nga drejtuesi i Partisë Socialiste të Durrësit, Blendi Klosi, i cili tha se “Për 35 vite, kjo Parti i ka shërbyer Shqipërisë nga dita e themelimit në ditën e Integrimit”.

Sipas tij, për këtë arsye të gjithë socialistët duhet të ndihen krenarë. Klosi shtoi se me Edi Ramën në krye, PS do të vijojë të fitojë “derisa ta çojmë Shqipërinë në BE”.

Ndërsa vetë kryeministri Rama, njëkohësisht drejtuesi i kësaj force politike, u ndal tek zhvillimi i Konferencës së radhës Ndërqeveritare,e cila mbahet të martën e 26 majit.

“Nesër do të vuloset përmbyllja e fazës hyrëse dhe hapja e fazës përmbyllëse të negociatave për anëtarësimin në BE. Kjo do të thotë që Shqipëria, pasi hapi të gjithë kapitujt e negociatave në kohë rekord”, tha Rama.

Ai shtoi se konferenca e nesërme zhvillohet ekzaktësisht sipas kalendarit të paravendosur me BE-në, me synimin e përbashkët që “negociatat e anëtarësimit të mbyllen brenda vitit 2027!”

Sipas kryeministrit, Shqipëria sot ndodhet më pranë se kurrë Bashkimit Europian.

“Shqiptarët dëgjuan çfarë nuk dëgjuan nga ata që nuk duan ta shikojnë Shqipërinë në BE, nëse në BE Shqipërinë e anëtarëson PS e Shqipërisë. Por, duan apo s’duan ata që s’duan, Shqipërinë në BE do ta anëtarësojë PS.

Dhe duan apo nuk duan ata që nuk duan, nuk ka asnjë forcë tjetër në Shqipëri që të ketë fuqinë, vullnetin, kurajon dhe përkushtimin dhe, mbi të gjitha, të ketë vizionin e PS-së.”, shtoi ai.

Kryesocialisti tha se rrugëtimi i vendit është i lidhur ngushtësisht me rrugëtimin e PS-së.

“Është e paimagjinueshme sot për shumëkënd në këtë sallë që të duash të mblidhesh dhe të mos lejojë policia që të mblidhesh, por ky ka qenë realiteti i atyre që morën kurajon ta themelojnë PS-në, sidomos në territore kur thjesht emri ‘PS’ krijonte reaksion negativ.

Megjithatë, sot ia vlen të ndalemi në stacion për faktin se, në një mënyrë apo në një tjetër, rrugëtimi i Shqipërisë u njësua me rrugëtimin e PS-së dhe ky është fakt. Sepse, nëse Shqipëria sot është një Shqipëri tjetër, është puna, vepra dhe merita e familjes së madhe të Partisë Socialiste shqiptare.

Historia e Partisë Socialiste është historia e një transformimi të brendshëm, në funksion të një vendi që duhej transformuar, dhe PS u bë zëdhënësja e nevojave të vendit dhe, njëkohësisht, edhe fuqia që i adresoi ato nevoja.

Sot është e paimagjinueshme të flitet për një vend në kërkim të një stabiliteti të arsyeshëm. Dje nuk ishte kështu. Ishte një nevojë themelore dhe ishte PS që e mishëroi dhe e garantoi atë stabilitet. Kur Shqipëria pati nevojë për t’u ringritur nga rrëzimet e mëdha, ishte PS që e ringriti dhe kur Shqipëria pati nevojë për kurajo për të marrë reformat e nevojshme, ishte PS që ia dha atë kurajo dhe, nëse Shqipëria sot është më pranë BE-së, merita vjen nga forca, përkushtimi dhe puna e PS-së”, tha Rama.

Ai shtoi se Durrësi është shëmbëlltyra e një transformimi të madh që ka në themelin e vet transformimin e madh të PS-së, “nga një forcë e krijuar nga një grup njerëzish kurajozë në një atmosferë negative ndaj PS-së, në një forcë që, hap pas hapi, me vendosmëri, durim e përkushtim, u rrit e u rrit e u kthye në një forcë jo vetëm fituese, por dominuese në Durrës, Krujë dhe gjithë qarkun e Durrësit”.

Ai kujtoi rezultatin më të mirë historik në zgjedhjet e kaluara për PS-në, ku për vetëm pak vota, siç u shpreh Rama, “nuk e morëm mandatin e 9!”.

Kryetari i parë i PS-së për rrethin e Durrësit dhe ish-deputet për tre mandate rresht, Bardhyl Argasi, mes shumë të tjerësh të cilët u vlerësuan me certifikata mirënjohjeje, mbajti një fjalim kur kujtoi fillimet e PS-së në këtë degë.

“Është vërtet emocionuese pas kaq vitesh të kthehesh në këtë pallat, kur dikur ndjenim mbi supet tona shkopinjtë e policisë Berishiane. E sot shohim këto fytyra të qeshura, plot optimizëm, edhe me besimin e  plotë që PS akoma më tej do të arrijë në sukseset e saj me në krye kryetarin tonë të partisë Edi Ramën.”, tha ai duke u shprehur i bindur në anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Një tjetër socialist i vjetër i këtij qarku që mori certifikatë mirënjohjeje, mësuesi në pension, Sherif Daci, që në moshën 33-vjeçare drejtonte komunën e Bubqit, e konsideroi ditën e sotme “dasmën e PS-së”.

Në takimin e sotëm pati edhe batuta mes nënkryetares së parlamentit Klodiana Spahiut, e cila tha për Blendi Klosin se “Ka 2 javë që na e ka çu tensionin 20”, sa i takon detajeve të këtij organizimi. Kësaj batute ai iu përgjigj: ”Pi ilaçe!”

Lajmi në përditësim…

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.