☁️
Tiranë 23°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,571 ▼0.51%
DOW 50,895 ▼0.8%
NASDAQ 26,882 ▼0.78%
NAFTA 96.10 ▲2.5%
ARI 4,466 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,048 ▼ -2.25% ETH $1,832 ▼ -4.88% XRP $1.2234 ▼ -1.16% SOL $73.3200 ▼ -4.75%
S&P 500 7,571 ▼0.51 % DOW 50,895 ▼0.8 % NASDAQ 26,882 ▼0.78 % NAFTA 96.10 ▲2.5 % ARI 4,466 ▼1.2 % S&P 500 7,571 ▼0.51 % DOW 50,895 ▼0.8 % NASDAQ 26,882 ▼0.78 % NAFTA 96.10 ▲2.5 % ARI 4,466 ▼1.2 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Crown Agents: Programi ynë nuk ka dështuar

aaaaCrown Agents në një njoftim për shtyp pohon se programi i tyre nuk ka dështuar dhe mbetet e përkushtuar ndaj Shqipërisë dhe ndaj arritjes së ndryshimeve të qëndrueshme duke punuar krah për krah me Doganat dhe Ministrinë e Financave.

Gjatë 20 muajve të parë të Programit tonë ne kemi identifikuar mbi 3500 raste evazioni fiskal apo lloje të tjera mashtrimesh në Dogana – çka do të thotë mbi 180 raste çdo muaj. Vetëm në 8 muajt e fundit, ne kemi identifikuar minimalisht 13 milionë Euro të ardhura të cilat në të kundërt nuk do të ishin mbledhur dhe nëse disa prej shkeljeve të rënda do të hetohen siç duhet, kjo shifër mund të dyfishohet shumë lehtë brenda fundit të këtij viti. Bëhet fjalë për para të prekshme, të cilat në vetvete përbëjnë një kthim shumë të mirë të investimit të bërë në Kontratën tonë. Kjo është arritur përmes vetëm 8 grupe operative.

Për sa i përket zbatimit të ligjit, shkalla e zbulueshmërisë së grupeve tona është 25%, krahasuar me 1%-in e stafit të Administratës Doganore përgjegjës për kufijtë dhe zbatimin e ligjit. Ky është një tregues i qartë i nivelit të vazhdueshëm të moszbatimit të ligjit nga ana e tregtarëve, si edhe i profesionalizmit dhe punës së palodhur të ekipit të Crown Agents në Shqipëri. Kur metodologjia e punës së grupeve operative të Crown Agents do të aplikohet në të gjithë Administratën Doganore, impakti në nivelin e mbledhjes së të ardhurave do të jetë më i qartë.

Ne kemi identifikuar gjithashtu 80 raste të verifikuara korrupsioni dhe shpërdorimi brenda Doganave, si edhe kemi mbështetur Administratën Doganore për procedimin disiplinor dhe shkarkimin nga detyra të këtyre individëve.

Ne kemi bërë mbi 50 rekomandime specifike gjatë vitit të parë, të cilat kanë pasur të bëjnë me organizimin dhe menaxhimin, masat për rritjen e mbledhjes së të ardhurave, masat për uljen e korrupsionit, si edhe masat për përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes. Ne kemi dorëzuar gjithashtu një sërë raportesh të detajuara për fusha specifike të tilla si riorganizimi strukturor, puna ndërinstitucionale, kontrolli i produkteve të akcizës dhe vlerësimi doganor. Të gjitha këto rekomandime dhe propozime janë në përputhshmëri dhe synojnë aplikimin e standardeve dhe praktikave më të mira të Bashkimit Evropian. Diskutimet në lidhje me momentin e implementimit të këtyre propozimeve vazhdojnë dhe kur ato të jenë implementuar plotësisht, efektiviteti i Administratës Doganore do të mund të rritet ndjeshëm.

Gjatë vitit të fundit është arritur progres i konsiderueshëm pore vërteta është se, ndërkohë qëka disa individë shumë profesionistë dhe të përkushtuar në dogana dhe fusha të tjera, mbeten ende shumë çështje të cilat duhen zgjidhur. Ne po punojmë me Qeverinë Shqiptare për t’i zgjidhur këto çështje.

Crown Agents mbetet plotësisht e përkushtuar për të mbështetur Qeverinë Shqiptare në përpjekjet e saj të vazhdueshme për të reformuar administratën publike e për të luftuar mashtrimin dhe korrupsionin kudo ku ekziston, thuhet në njoftimin zyrtar për shtyp.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.