☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.39 ▲0.49%
ARI 4,077 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,648 ▲ +0.47% ETH $2,343 ▲ +0.56% XRP $1.3265 ▲ +1.25% SOL $101.1700 ▲ +0.21%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.39 ▲0.49 % ARI 4,077 ▲0.05 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.39 ▲0.49 % ARI 4,077 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Bota

DAMASK – Nëntë të vrarë nga shpërthimi në një bar

DAMASK, 2 korrik /ATSH-DPA/ – Të paktën nëntë persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një mjeti shpërthyes të improvizuar (IED) brenda një kafeneje në qendër të Damaskut, njoftuan burime mjekësore.

Shpërthimi ndodhi rreth mesditës në një lokal pranë Pallatit të Drejtësisë, në lagjen ”al-Hamidiyah”.

Sipas autoriteteve shëndetësore, bilanci i viktimave u rrit gjatë mbrëmjes në nëntë të vdekur, ndërsa disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike.

Kreu i Shoqatës së Avokatëve të Sirisë, Mohammed al-Tawil, tha se kafeneja ishte një vendtakim i zakonshëm për avokatët.

Sipas tij, gjashtë nga viktimat e identifikuara janë avokatë, ndërsa tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Guvernatori i Damaskut, Maher Marwan, deklaroi se shpërthimi u shkaktua nga një mjet shpërthyes i improvizuar dhe se forcat e sigurisë po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët.

Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë persona të plagosur brenda kafenesë, ndërsa autoritetet konfirmuan se të gjitha viktimat janë civilë.

Sipas guvernatorit, shpërthimi ndodhi pranë gjykatës ku po zhvillohen procese ndaj personave të akuzuar për vrasje gjatë regjimit të ish-presidentit Bashar al-Assad, qeveria e të cilit u rrëzua në vitin 2024. /Ad.Ab./ a.jor.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.