☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 99.95 ▲0.05%
ARI 4,075 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,939 ▲ +1.32% ETH $2,351 ▲ +1.83% XRP $1.3292 ▲ +3.14% SOL $101.2900 ▲ +1.07%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.95 ▲0.05 % ARI 4,075 ▲0.01 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.95 ▲0.05 % ARI 4,075 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Arte

“Dance OFF 2026” kthen Rrogozhinën në skenën e madhe të kërcimit rinor

Mbi 100 të rinj kërcimtarë, nxënës nga gjimnaze të ndryshme përfaqësues të tetë qyteteve kryesore të Shqipërisë- Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Lushnjë, Elbasan, Rrogozhinë dhe Librazhd u bënë pjesë e një prej aktiviteteve më energjike dhe frymëzuese të vitit, kompeticionit kombëtar të kërcimit “Dance OFF”, i zhvilluar në Pallatin e Kulturës në Rrogozhinë. Për një ditë, skena u kthye në një hapësirë ku talenti, pasioni dhe kreativiteti i të rinjve morën jetë përmes performancave plot energji, emocione dhe profesionalizëm.

Sipas Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit që ka ndarë dhe foto në rrjete sociale, me këtë aktivitet u krijua një atmosferë unike artistike. “Grupet pjesëmarrëse sollën stile të ndryshme kërcimi, duke krijuar një atmosferë unike artistike dhe duke dëshmuar potencialin e jashtëzakonshëm që rinia shqiptare mbart në fushën e artit dhe kulturës. “Dance OFF” nuk ishte thjesht një garë.

Ai ishte një takim i madh rinor që promovoi bashkëpunimin, miqësinë, shkëmbimin e eksperiencave dhe ndërtimin e urave mes të rinjve nga qytete të ndryshme të vendit. Përmes artit të kërcimit, pjesëmarrësit ndanë emocione, krijuan lidhje të reja dhe përcollën mesazhe pozitive për rëndësinë e angazhimit kulturor dhe artistik në jetën e të rinjve”, thuhet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Kompeticioni kombëtar i kërcimit “Dance OFF” në Pallatin e Kulturës në Rrogozhinë u realizua dhe me mbështetjen e MTKS-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.