☁️
Tiranë 13°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,378 ▼ -1.3% ETH $2,336 ▼ -2.82% XRP $1.2906 ▼ -1.44% SOL $101.2200 ▼ -2.75%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

DAP: Më 30 qershor skadon afati për pagesën e tatimit

Qytetarët që kanë një shumë të përcaktuar për pagesë shtesë pas Deklaratës Vjetore Tatimore për vitin 2025 ende kanë një afat të shkurtër për të përmbushur detyrimin e tyre. Drejtoria e të Ardhurave Publike kujton se dita e fundit për pagesën e taksës është 30 qershori 2026.

DAP njofton se të gjithë tatimpaguesit, deklarata e të cilëve tregon një shumë për pagesë shtesë, duhet ta bëjnë pagesën në kohë, me qëllim që të shmangen kostot shtesë dhe llogaritja e interesit.

Për qytetarët të cilëve u është dorëzuar ose do t’u dorëzohet një vendim me një shumë të korrigjuar tatimore, afati i pagesës është 15 ditë nga data e marrjes së vendimit.

Pagesa mund të bëhet përmes shërbimeve elektronike tatimore. Qytetarët duhet të hyjnë në profilin e tyre, të zgjedhin Deklaratën Vjetore Tatimore për vitin 2025, ta hapin atë përmes opsionit “Pregled/Shiko” dhe të shkarkojnë urdhrin e pagesës përmes “Peçati/Printo”.

DAP u bën apel qytetarëve që të fusin me kujdes të dhënat e tyre kur kryejnë një pagesë, veçanërisht numrin e identifikimit tatimor, numrin e fletës së pagesës dhe elementët e tjerë të detyrueshëm të urdhrit./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.