☁️
Tiranë 29°C · Vranët 16 June 2026
S&P 500 7,547 ▼0.1%
DOW 51,984 ▲0.61%
NASDAQ 26,641 ▼0.16%
NAFTA 76.35 ▼3.89%
ARI 4,343 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
₿ CRYPTO
BTC $65,850 ▼ -1.17% ETH $1,785 ▼ -1.7% XRP $1.2144 ▼ -2.51% SOL $73.3700 ▼ -0.77%
S&P 500 7,547 ▼0.1 % DOW 51,984 ▲0.61 % NASDAQ 26,641 ▼0.16 % NAFTA 76.35 ▼3.89 % ARI 4,343 ▼0.19 % S&P 500 7,547 ▼0.1 % DOW 51,984 ▲0.61 % NASDAQ 26,641 ▼0.16 % NAFTA 76.35 ▼3.89 % ARI 4,343 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
16 Jun 2026
Breaking
Politika

Deputetja Koçeku u përgjigjet socialistëve për mandatin: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe kandidoj në Tiranë, do marr edhe kecin me vete

Deputetja 27-vjeçare Marjana Koçeku, e cila pak ditë më parë deklaroi se ishte larguar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe se do ta ushtrojë mandatin si deputete e pavarur, ka sfiduar qeverinë duke kërkuar shpërndarjen e Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku iu përgjigj kritikëve që i kërkojnë të heqë dorë nga mandati i deputetes.

“Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mua, për 10 muaj rresht. Tani mandati ka ardhur në vendin e vet. Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çfarë. Kësaj radhe do të marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do të zbres të kandidoj në Tiranë. Para se të vij, ndoshta do të marr leje nga malësorët e mi për të folur gjuhën standarde “, shkruan ajo.

Dputeja Marjana Koçeku u kandidua nga kryeministri Edi Rama në zgjedhjet parlamentare në qarkun e Shkodrës, në listën e mbyllur të Partisë Socialiste.

Ajo u promovua si një nga sipërmarrëset e reja, e cila pas përfundimit të studimeve u kthye në vendlindjen e saj për të investuar në një bujtinë dhe në zhvillimin e turizmit lokal.

Në reagimet e saj të fundit, Koçeku ka theksuar se vendimi për të vijuar si deputete e pavarur është marrë në përputhje me bindjet e saj politike dhe me përgjegjësinë ndaj qytetarëve që përfaqëson.

RTSH

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.