☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.12 ▲1.22%
ARI 4,064 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,874 ▲ +1.09% ETH $2,355 ▲ +1.52% XRP $1.3346 ▲ +2.65% SOL $101.6100 ▲ +1.08%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,064 ▼0.27 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,064 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Dhjetë çmime për fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës në konkursin prestigjioz në Portugali

Fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë (QKKF) kanë përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të artit.

Në pjesëmarrjen e tyre në konkursin prestigjioz ndërkombëtar të pikturës “27th International Meeting of Juvenile Art – Évora 2026”, në Portugali, fëmijët shqiptarë arritën të vlerësoheshin me çmime, duke shënuar një rezultat të shkëlqyer për Shqipërinë.

Ky konkurs ndërkombëtar pikture është një nga ngjarjet më të rëndësishme botërore të artit për fëmijë dhe të rinj. Drejtoresha e QKKF-së, Melsi Qirici u shpreh se, ky sukses është dëshmi e talentit të jashtëzakonshëm të fëmijëve, e punës së palodhur të pedagoges së tyre dhe e misionit të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë për të kultivuar dhe promovuar artistët e rinj shqiptarë.

Qirici uroi të gjithë pjesëmarrësit dhe fituesit që ngritën lart flamurin e Shqipërisë, duke na bërë të gjithëve krenarë.

Nga 21 punime artistike të paraqitura prej delegacionit të QKKF-së, 10 u vlerësuan me çmime:

Çmimi i Artë:

Alisa Bajrami – 13 vjeç

Amel Himaj – 11 vjeç

Rea Bejko – 14 vjeç

Çmimi i Argjendtë:

Amelia Plaku – 12 vjeç

Flavia Kokthi – 14 vjeç

Flavia Shuka – 11 vjeç

Ilir Hyka – 13 vjeç

Livia Kokthi – 14 vjeç

Çmim Nderi:

Ajlin Hoxha – 14 vjeç

Noah Dule – 14 vjeç

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.