☁️
Tiranë 12°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,506 ▲ +1.05% ETH $2,254 ▲ +0.74% XRP $1.2509 ▲ +0.09% SOL $95.6700 ▲ +0.49%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Dhuna ndaj 12-vjeçares nga Mitrovica, KOMF reagon pas publikimit të pamjeve – kërkon masa urgjente

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me pamjet e publikuara në media, ku një vajzë 12-vjeçare është sulmuar fizikisht nga një 18-vjeçare.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, KOMF ka theksuar se dhuna ndaj fëmijëve nuk duhet të trajtohet si një incident i izoluar.

“Nuk kemi të bëjmë vetëm me një akt dhune ndaj një fëmije, por edhe me një shfaqje të hapur të dhunës, e cila është filmuar”, ka deklaruar KOMF.

Sipas koalicionit, publikimi dhe ekspozimi i pamjeve të tilla mund ta rëndojë edhe më tej gjendjen e viktimës, duke rritur rrezikun e stigmatizimit dhe traumës.

KOMF u ka bërë thirrje institucioneve që të aktivizojnë menjëherë mekanizmat e mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal, përfshirë Qendrat për Punë Sociale dhe shërbimet psiko-sociale, me qëllim mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimës.

Po ashtu, ka kërkuar që institucionet e rendit dhe drejtësisë të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj personave të përfshirë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Fuqizimi i shërbimeve dhe programeve parandaluese ndaj dhunës” është një tjetër kërkesë e KOMF-it, i cili ka vënë theksin te edukimi në shkolla, mbështetja për shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve, si dhe programet që promovojnë respektin, tolerancën dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve.

KOMF ka paralajmëruar vazhdimisht për mangësitë e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në parandalimin, identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen nga dhuna.

Sipas këtij koalicioni, përmasat e kësaj dukurie kërkojnë më shumë fokus në parandalim dhe edukim, përfshirë fuqizimin e prindërve për rritjen dhe disiplinimin e fëmijëve pa dhunë, edukimin në shkolla dhe ndërhyrjen e hershme ndaj sjelljeve të rrezikshme. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.