🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 84.36 ▼0.04%
ARI 4,578 ▲0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $69,473 ▲ +7.48% ETH $2,267 ▲ +18.42% XRP $1.1174 ▲ +11.55% SOL $85.9700 ▲ +11.48%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.36 ▼0.04 % ARI 4,578 ▲0.73 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.36 ▼0.04 % ARI 4,578 ▲0.73 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
20 Aug 2026
Breaking
Arte

Dita e dytë e Festivalit të Video Artit “Gjon Mili” vijon në Dhërmi me instalacione, projeksione dhe biseda me artistë

Edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit “Gjon Mili” vazhdon sot programin në Dhërmi me një seri aktivitetesh që përfshijnë instalacione artistike, projeksione filmash dhe video arti, një bisedë me artistin Zef Paci, si edhe një shfaqje të posaçme dokumentare.

Programi i ditës nis në orën 10:00 me instalacionin “Hijet që Bien mbi Shtëpitë e Tjera” të artistes Ledia Kostandini, i cili do të qëndrojë i hapur për publikun deri në orën 20:00.

Nga ora 18:00 deri në 20:30, në tre shtëpitë tradicionale të fshatit – Shtëpia e Mitit, Shtëpia e Milios dhe Shtëpia e Vasos – do të zhvillohen projeksione me filma të shkurtër, dokumentarë dhe vepra të video artit nga autorë të Shqipërisë dhe vendeve të tjera.

Shtëpinë e Mitit do të prezantohen gjashtë vepra nga Brazili, Italia, Shtetet e Bashkuara, Sllovenia dhe Gjermania, ndërsa Shtëpia e Milios do të mirëpresë pesë krijime nga Shtetet e Bashkuara, Monako, Mali i Zi dhe Belgjika. Në Shtëpinë e Vasos publiku do të ndjekë pesë vepra të tjera nga Shtetet e Bashkuara, Italia, Kanadaja, Gjermania dhe Austria.

Në orën 19:00, në sheshin “Kostandini Heleni”, do të prezantohet instalacioni “Anabiosis” i artistit Ervin Bërxolli.

Programi vijon në orën 19:30 me një Artist Talk të artistit Zef Paci, i cili do të zhvillohet në të njëjtin shesh dhe do t’i japë publikut mundësinë të njihet me krijimtarinë dhe procesin e tij artistik.

Në orën 21:00 do të shfaqet dokumentari “Dežo Hoffmann – Photographer of the Beatles”, me regji të Laura Sivakova-Passova dhe Patrik Lancaric. Filmi sjell historinë e fotografit Dežo Hoffmann, i njohur për dokumentimin fotografik të grupit legjendar The Beatles.

Aktivitetet e ditës së dytë do të përmbyllen në orën 22:00 me një Post Festival Party në sheshin e Kishës “Shën Dhimitri”, ku pjesëmarrësit dhe vizitorët do të kenë mundësinë të takohen dhe të vazhdojnë aktivitetet e festivalit në një atmosferë të hapur.

Ndiqni me poshte nje album me fotografi nga festivali i Video Artit  Gjon Mili ne Dhermi

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.