⛈️
Tiranë 18°C · Stuhi 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 95.33 ▼0.72%
ARI 4,477 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $64,300 ▼ -3.66% ETH $1,818 ▼ -2.01% XRP $1.2029 ▼ -0.53% SOL $71.6900 ▼ -3.14%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.33 ▼0.72 % ARI 4,477 ▲0.22 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.33 ▼0.72 % ARI 4,477 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
04 Jun 2026
Breaking
Arte

Dollia, Qeleshja, Festivali i Gjirokastrës dhe “Moti i Madh” nisin rrugëtimin drejt UNESCO-s

Festivali Folklorik i Gjirokastrës, Dollia, Qeleshja dhe “Moti i Madh”, nisin rrugëtimin drejt UNESCO-s. Puna për këto katër elementë shqiptarë për në listën e UNESCO-s do të vijojë me ekspertizën e specialistëve dhe përgatitjen e dosjeve. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe AADF nënshkruan marrëveshjen për mbështetjen e paketës së dytë të dosjeve shqiptare për nominim në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe Regjistrin e praktikave të mira të ruajtjes të UNESCO.

Ministri Blendi Gonxhja një ditë më parë u shpreh se marrëveshja synon përgatitjen dhe dorëzimin e dosjeve të nominimit për katër elementë me vlerë të veçantë për identitetin kulturor shqiptar. “Dollia, Qeleshja, Festivali Folklorik i Gjirokastrës dhe Moti i Madh nisin rrugëtimin drejt regjistrimit në UNESCO! Sot u firmos marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, e cila synon përgatitjen dhe dorëzimin e dosjeve të nominimit për katër elementë me vlerë të veçantë për identitetin kulturor shqiptar: Dollinë, Qeleshen, Festivalin Folklorik të Gjirokastrës dhe Motin e Madh”, u shpreh Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Sipas tij, kjo nismë është një hap i rëndësishëm për të forcuar praninë e Shqipërisë në UNESCO dhe me këtë bashkëpunim synohet një proces i mirëstrukturuar. “Kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të prezencës së Shqipërisë në UNESCO dhe të ndërkombëtarizimit të trashëgimisë sonë jomateriale. Përmes këtij bashkëpunimi synohet një proces i mirëstrukturuar dhe i mbështetur në ekspertizë profesionale, dokumentim cilësor dhe standarde ndërkombëtare”, vijon ministri Gonxhja në reagimin e tij.

350 mijë dollarë për përgatitjen e dosjeve

Katër elementë të tjerë shqiptarë nisin rrugëtimin drejt UNESCO-s, por ministri Blendi Gonxhja shprehet në rrjete sociale se marrëveshja nënvizon dhe rëndësinë e bashkëpunimit për ruajtjen e trashëgimisë dhe zhvillimin kulturor e turistik të vendit. “Marrëveshja pasqyron gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me partnerë strategjikë për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, duke kontribuar në ruajtjen e vlerave identitare dhe në rritjen e potencialit kulturor e turistik të vendit”, vijon ministri Gonxhja.

Nga AADF bëhet me dije se me një fond prej 350,000 USD, partneriteti do të mbështesë kërkimin, ekspertizën dhe përgatitjen e dosjeve për: Dollinë -ritin shqiptar të mikpritjes; Plisin- dije dhe traditë; Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës dhe Moti i Madh- ritualet e pranverës. Vendi ynë ka të regjistruar edhe të tjera pasuri në listën e UNESCO-s, ndërsa tashmë puna do të vijojë për katër elementë të tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.