☁️
Tiranë 20°C · Vranët 19 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $81,026 ▲ +4.53% ETH $2,626 ▲ +5.71% XRP $1.4229 ▲ +7.88% SOL $111.8700 ▲ +6.1%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
19 Sht 2026
Breaking
Kronika

Dosja Basha për lobimin rus/ Imeraj: Vendimi nul nëse nuk është respektuar ligji

Vendimi i dy prokurorëve të Prokurorisë së Tiranës, Ervin Karanxhës dhe Gjergji Takos, për të pushuar akuzën e pastrimit të parave ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha ka lënë shumë pikëpyetje.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj, ka bërë me dije për Report TV se u ka kërkuar informacion me shkrim dy prokurorëve për proceurat e ndjekura, gjatë hetimeve si dhe mbi vendimin e marrë më pas.

Imeraj ka kërkuar nga dy prokurorët e çështjes që të sqarojnë se përse nuk është marrë në pyetje Nikolas Muzin, pas marrjes së dokordësisë nga pala amerikane, që lejonte prokuroritë shqiptarë për të pasur dëshminë e tij.

Report TV raporton se Imeraj ka kërkuar sqarim për mënyrën sesi është përjashtuar nga vendimi, prokurori tjetër, Kol Hysenaj, dhe vënien në dispozicion të procedurës së ndjekur.

Për të sqaruar paqartësitë e këtij vendimi, dy prokurorët kanë tre ditë kohë, ndërsa Imeraj ka paralajmëruar se vendimi në fjalë është nul nëse nuk është respektuar ligji.

Prokuroria e Tiranës mori të pandehur kreun e opozitës Lulzim Basha për dosjen e lobimit me para ruse në SHBA në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, dhe i kërkon gjykatës të caktojë datën e gjyqit për Bashën, Arben Ristanin dhe financierin e PD Ilir Dervishin.

Sipas njoftimit të siguruar nga Report Tv, Basha është i pandehur vetëm për falsifikim formulari në lidhje me deklarimet e shpenzimeve pranë KQZ, ndërsa akuza e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ka rënë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.